By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rruga drejt kurifit me Greqinë shumë e dëmtuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rruga drejt kurifit me Greqinë shumë e dëmtuar
MaqedoniTOP LAJM

Rruga drejt kurifit me Greqinë shumë e dëmtuar

admin
Last updated: 03/05/2025 08:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjevgjeli, 3 maj – Rruga e cila sapo kalon kufirin në Bogorodicë (Gjevgjeli) – Evzoni për në Greqi është mjaft e dëmtuar, plot gropa dhe çarje të cilat shkaktojnë revoltë te turistët, posaçërisht te qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët fundjavat, sidomos ato të zgjatura vendosin t’i kalojnë në Selanik dhe më gjerë.

Megjithatë, kjo përsëri nuk i ndal qytetarët e RMV-së të frekuentojnë Greqinë. Shteti grek nuk tregon nëse kanë në plan rikonstruimin e kësaj rruge.

Ndonëse e vizitojnë shpesh Greqinë me theks të veçantë Selanikun, rruga për të arritur deri atje nuk është aq e mirë. Qytetarët e RMV-së ankohen se rruga sapo e kalojnë kufirin në Bogorodicë-Evzoni, është e dëmtuar, me të çara dhe gropa.

Ata kërkojnë që shteti grek ta rikonstruojë të njëjtën, sepse siç thonë ata shpenzojnë mjaft para për pushime dhe blerje në Greqi, dhe kjo duhet të ju kthehet në ndonjë formë.

“Selanikun e vizitojmë shumë shpesh, të paktën një herë në muaj, por rruga sapo e kalojmë kufirin me të vërtetë është shumë e dëmtuar dhe të hyn në nerva, do kishte qenë mirë ta rregullojnë sepse besoj se numri i qytetarëve të RMV-së që e vizitojnë këtë vend dhe harxhojnë shumë para është i madh”, tha një qytetar.

“Mendoj se shteti grek duhet t’i jep përparësi kësaj rruge dhe të investojë në rikonstruimin e saj, sepse me të vërtetë për ne është e lodhshme, ka shumë gropa dhe të çara, dëmtojmë makinat”, tha një qytetare.

“Është logjike që të investohet në rrugët të cilat lidhin shtetet, sepse jep mesazhe të rëndësishme për t’i tërhequr ose larguar turistët. Mendoj se duhet që të rregullohet kjo pjesë sepse jemi shumë që kalojmë në këtë rrugë, jo vetëm nga Maqedonia për në Selanik, por edhe nga shtetet e ndryshme evropiane kalojnë nga kjo rrugë”, tha një qytetar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, për katër vite numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët e kanë kaluar kufirin në Bogorodicë për në Greqi është mbi 2.4 milionë.

Nga ana tjetër, numri i qytetarëve grekë të cilët kanë hyrë në RMV përmes këtij kufiri në periudhën e njëjtë është rreth tre herë më i vogël, mbi 790 mijë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 21 aplikime për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Next Article Goditi punëtorin e sigurimit, arrestohet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?