By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rudiger e teproi me Carreras, lojtarët e Realit e detyruan gjermanin të kërkonte falje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Rudiger e teproi me Carreras, lojtarët e Realit e detyruan gjermanin të kërkonte falje
Sport

Rudiger e teproi me Carreras, lojtarët e Realit e detyruan gjermanin të kërkonte falje

admin
Last updated: 07/05/2026 10:54
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Real Madrid po kalon një periudhë të tensionuar brenda skuadrës, ndërsa raportimet nga mediat spanjolle flasin për konflikte të vazhdueshme mes lojtarëve në stërvitje dhe në dhomat e zhveshjes.

Sipas El Chiringuito TV, mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger u përplas sërish me mbrojtësin spanjoll Alvaro Carreras gjatë një seance stërvitore, në incidentin e dytë mes tyre brenda dy javësh.

Raportohet se Rudiger e humbi kontrollin gjatë stërvitjes dhe e qortoi vazhdimisht Carrerasin, duke detyruar disa nga bashkëlojtarët të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Sipas të njëjtit burim, lojtarët e skuadrës i kërkuan mbrojtësit gjerman të kërkonte falje për sjelljen e tij.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes së madrilenëve thuhet se ka qenë e tensionuar gjatë gjithë sezonit. Raportimet flasin për mungesë harmonie dhe përplasje mes disa prej emrave kryesorë të ekipit.

Së fundmi, edhe Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde janë përmendur në media si pjesë e një konflikti të ashpër brenda skuadrës.

Në të njëjtën kohë, mediat spanjolle pretendojnë se roli dominant i Kylian Mbappe dhe ndikimi i madh i tij në ekip kanë shkaktuar pakënaqësi te disa lojtarë të Real Madridit.

Deri tani, Real Madrid nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këto raportime.

You Might Also Like

“Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin – Blutë marrin mbi 30 milionë euro

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Zvicër

Harry Kane fiton Këpucën e Artë të Evropës për herë të dytë

Napoli nuk bindet, refuzon ofertën e Fenerbahces për yllin e skuadrës

Barcelona pajtohet me largimin e Ferran Torres te PSG-ja, ia vendos çmimin yllit spanjoll

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë
Next Article Gjykata Penale e dënon me 12 vjet burg Stojançe Jovanovskin për dhunë në familje dhe nxitje për vetëvrasje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?