By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rusit të dyshuar për destabilizimin e Moldavisë i gjenden gjurmë digjitale në Serbi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rusit të dyshuar për destabilizimin e Moldavisë i gjenden gjurmë digjitale në Serbi
Bota

Rusit të dyshuar për destabilizimin e Moldavisë i gjenden gjurmë digjitale në Serbi

admin
Last updated: 07/10/2025 11:22
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shtetasi rus, Sergei Alexandrovich Andreenkov – i dyshuar si instruktor në trajnimet për destabilizimin e Moldavisë, të organizuara në Serbi – me shumë gjasa ka qëndruar në Serbi gjatë shtatorit të këtij viti, tregojnë gjurmët digjitale që ka lënë pas.

Contents
Si u sigurua adresa e emailit?Çfarë dihet për stërvitjet?Kush ishin instruktorët e dyshuar?Kush është Sergei Alexandrovich Andreenkov?

Sipas një burimi të gazetës malazeze “Vijesti” nga shërbimet e sigurisë, ekziston dyshimi që Andreenkov ka qenë instruktor i trajnimeve taktike-luftuese për shtetas të Moldavisë dhe Rumanisë.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këto pretendime.

Informacione zyrtare në Serbi për lëvizjet e Andreenkovit nuk ka, por gjurmët digjitale të analizuara nga Radio Evropa e Lirë tregojnë se ai ka qëndruar në pjesën perëndimore të këtij vendi.

Për shembull, në një llogari të regjistruar në emër të Andreenkovit në aplikacionin “Strava”, që përdoret për të lidhur njerëzit që merren me ushtrime fizike, janë regjistruar të dhëna për një stërvitje në shtator, pranë lumit Drina, afër Lloznicës.

Etno-fshati "Sunçana Reka" në perëndim të Serbisë, ku, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndodhej një kamp i stërvitjeve luftarake për shtetas të huaj.

Etno-fshati “Sunçana Reka” në perëndim të Serbisë, ku, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndodhej një kamp i stërvitjeve luftarake për shtetas të huaj.

Më 26 shtator, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP) njoftoi se, pikërisht pranë Lloznicës, janë organizuar “stërvitje luftarake-taktike për qytetarët e Moldavisë dhe Rumanisë”.

Për organizimin e tyre, në atë ditë janë arrestuar dy shtetas serbë: Llazar Popoviq nga Beogradi dhe Savo Stevanoviq nga Lloznica, ish-bashkëpunëtorë të ministrit pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq.

Popoviq, përndryshe, është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara për lidhjet e tij me Rusinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e konfirmoi ekzistencën e kampeve, duke theksuar se informacionet për to nuk janë marrë nga zyrtarë shtetërorë, por nga individë privatë.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne i morëm informacionet nga burime krejtësisht private. Nëse bëjmë diçka mirë, bëjmë përpunimin e të huajve”, tha Vuçiq në një intervistë për televizionin serb, Pink.

Si u sigurua adresa e emailit?

Radio Evropa e Lirë arriti të marrë informacione rreth lëvizjeve të Andreenkovit duke krahasuar adresën e tij të emailit, me të cilën ishte regjistruar, me aplikacionet që kishte instaluar në telefon duke përdorur këtë adresë.

Përndryshe, adresa e tij e emailit mund të gjendet në regjistrin rus të bizneseve, ku Andreenkov e kishte lënë këtë kontakt gjatë regjistrimit të një kompanie në Rusi, e cila nuk është më aktive.

- Advertisement -
Ad imageAd image

REL-i e kontaktoi Andreenkovin përmes kësaj adrese, për të kërkuar informacione për qëndrimin e tij në Serbi, por nuk mori përgjigje.

Çfarë dihet për stërvitjet?

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, trajnimet e organizuara në Serbi “kishin për qëllim stërvitjet për të ofruar rezistencë fizike më efikase ndaj punonjësve të Policisë së Moldavisë, në rast trazirash gjatë ditës së zgjedhjeve”.

Zgjedhjet në Moldavi u mbajtën më 28 shtator. Ato i fitoi Partia e Veprimit dhe Solidaritetit, e cila mbështet kursin proevropian, ndërsa kundërshtaret kryesore të saj ishin partitë proruse.

Ministria e Brendshme e Serbisë sqaroi më tej se trajnimet u zhvilluan gjatë periudhës 16 korrik – 12 shtator dhe se në to morën pjesë rreth 150 deri në 170 shtetas moldavë dhe rumunë.

Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave të aplikacionit “Strava”, llogaria e Andreenkovit u përdor nga Serbia.

Analiza e tri stërvitjeve të regjistruara më 8, 9 dhe 12 shtator, tregon rrugën që ai ka ndjekur.

Në të gjitha rastet, vendi ku fillonte stërvitja përputhet përafërsisht me lokacionin e lokalit “Sunçana reka” pranë lumit Drina.

Rruga e ndjekur nga Andreenkov më 8 shtator dhe vendndodhja e lokalit “Sunçana Reka” në brigjet e lumit Drina.
Rruga e ndjekur nga Andreenkov më 8 shtator dhe vendndodhja e lokalit “Sunçana Reka” në brigjet e lumit Drina.

Kush ishin instruktorët e dyshuar?

Emrat e instruktorëve të dyshuar, Sergei Alexandrovich Andreenkov dhe shtetasi bjellorus, Aliaksandr Hontarau, u publikuan nga gazeta malazeze “Vijesti”, duke u thirrur në burime nga shërbimet e sigurisë në Mal të Zi.

Një burim për këtë gazetë sqaroi se Andreenkov dhe Hontarau hynë dy herë në Mal të Zi – herën e parë më 10 gusht me një makinë me targa të Lloznicës.

Hyrja e dytë ishte më 2 shtator, me të njëjtën makinë, dhe qëndrimi i tyre në këtë vend zgjati më pak se një orë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Drejtorinë e Policisë në Mal të Zi nëse shërbimet kufitare dhe të sigurisë e regjistruan hyrjen e këtyre qytetarëve në Mal të Zi, cili ishte qëllimi i vizitës së tyre dhe sa kohë qëndruan, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

REL-i pyeti edhe Ministrinë e Brendshme të Moldavisë dhe atë të Serbisë nëse po zhvillohen hetime kundër Andreenkovit ose ndonjë shtetasi tjetër të huaj në lidhje me rastin, por nuk mori asnjë përgjigje.

Kush është Sergei Alexandrovich Andreenkov?

Sipas informacioneve të disponueshme në internet, Andreenkov është ish-karateist dhe trajner i arteve marciale, si dhe anëtar i shoqatës malore të shpëtimit “Salvare”.

Ai është anëtar i “Rusisë së Bashkuar” – partisë së presidentit rus, Vladimir Putin.

Në maj të këtij viti, ai mori pjesë në zgjedhjet preliminare të partisë për kandidatët për anëtarë të këshillit të Smolenskut – një qytet afër kufirit me Bjellorusinë – duke u renditur i katërti nga gjashtë kandidatë. Të dhënat mund të shihen në faqen e partisë qeverisëse ruse.

Të dhënat për datën e lindjes dhe vendbanimin e tij përputhen me informacionin nga një llogari e fshirë në rrjetin social rus VK, e cila është ruajtur në arkivin e internetit.

Llogari joaktive në rrjetin social VK e Sergei Andreenkovit.
Llogari joaktive në rrjetin social VK e Sergei Andreenkovit.

Bazuar në mjetet për njohjen e fytyrës, Radio Evropa e Lirë e identifikoi Andreenkovin në disa aktivitete të partisë “Rusia e Bashkuar”.

Në maj të këtij viti, ai mori një çmim nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë “për kontributin në forcimin e mbrojtjes së Federatës Ruse”.

Gjatë dorëzimit të çmimit u bë e ditur se vullnetarët nga Smolensku kishin marrë pjesë në dërgimin e municioneve, pajisjeve speciale, ushqimit dhe mjeteve të higjienës personale në vijat e frontit në rajonet Belgorod dhe Kursk, ku forcat ukrainase në vitin 2024 kryen një invazion tokësor.

Çmimi për kontribut në “mbrojtjen e Rusisë” për Sergei Andreenkovin.
Çmimi për kontribut në “mbrojtjen e Rusisë” për Sergei Andreenkovin.

Në kanalin zyrtar të Telegramit të Vitaly Ganchevit, shefit të administratës ushtarake-civile ruse në rajonin e Harkivit në Ukrainë, i cili është në listat e zeza të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Zelandës së Re, mund të gjenden disa fotografi që tregojnë aktivitetet e Andreenkovit.

Për shembull, ai shihet me Ganchevin gjatë dorëzimit të një kamioni ushtarak për transportin e personave dhe mallrave në zonën e frontit në Harkiv, në korrik të vitit 2023.

Andreenkov në shoqërinë e Ganchevit. Korrik, 2023.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut
Next Article Prokurorët dhe avokatët e Gjykatës së Shkodrës refuzojnë të zhvillojnë seanca pas vrasjes së gjyqtarit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?