By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!
Kulturë

Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!

admin
Last updated: 03/05/2024 11:05
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

“Vdekja nuk është ngjarje në jetë: nuk jetojmë për ta përjetuar vdekjen. Nëse lejojmë që përjetësia të mos nënkuptojë kohëzgjatjen e pafundme tokësore, por të pakohën, atëherë jeta e përjetshme u përket atyre që jetojnë në të tashmen. Jeta jonë nuk ka fund ashtu siç nuk ka kufij fusha jonë vizuale” – Ludwig Wittgenstein (1889-1951), Traktati logjiko-filozofik [Tractatus Logico-Philosophicus].

Nga: Bertrand Russell (nekrologjia për Ludwig Wittgenstein, 1951)
Përktheu: Telegrafi.com

Kur u njoha me Wittgensteinin, më tha se kishte ndërmend të bëhej inxhinier dhe se për këtë qëllim kishte shkuar në Mançester. Gjatë studimeve në inxhinieri ishte interesuar për matematikën, ndërsa gjatë studimeve në matematikë ishte i interesuar për parimet e matematikës. I pyeti njerëzit në Mançester (kështu më tha) nëse kishte temë të tillë dhe nëse dikush punonte në këtë. I thanë se kishte një temë të tillë dhe se ai mund të mësonte më shumë për këtë duke ardhur tek unë në Kembrixh, gjë që të cilën e bëri. Në fillim isha në dyshim nëse ishte njeri gjenial apo maniak, por shumë shpejt u përcaktova në favor të alternativës së parë. Disa nga pikëpamjet e tij të hershme e vështirësuan këtë vendim. Për shembull, në një kohë pohoi se të gjitha propozimet ekzistenciale janë të pakuptimta. Kjo ndodhi në një sallë leksionesh dhe unë e ftova të merrte në konsideratë këtë propozim: “Për momentin nuk ka hipopotam në këtë dhomë”. Kur, nuk pranoi ta besonte këtë, shikova poshtë të gjitha tavolinave, pa e gjetur një të tillë; por mbeti i pabindur.

Shënoi përparim shumë të shpejtë në logjikën matematikore dhe shpejt dinte gjithçka që duhej t’ia mësoja. Mendoj se nuk e njihte personalisht Fregen [Gottlob] në atë kohë, por e lexonte dhe shumë e admironte. Natyrisht, i humba gjurmët e tij gjatë luftës së viteve 1914-1918, por mora një letër prej tij – të shkruar nga Monte Kasino – menjëherë pas armëpushimit. Më tha se e kishin zënë rob, por për fat me dorëshkrimin e tij, që ishte Trakti. I përdora lidhjet e mia për ta liruar përmes qeverisë italiane dhe u takuam në Hagë, ku diskutuam rresht pas rreshti për Traktatin.

Nuk mund të flas shumë për opinionet e tij para vitit 1914, pasi ato ishin në gjendje formimi dhe fluksi. Mendonte shumë dhe me shumë rezultate, por ende nuk arrinte në ndonjë gjë shumë të përcaktuar. Teksa isha ende në dyshim për aftësinë e tij, e pyeta G. E. Moorein për mendimin që ka. Moore u përgjigj: “Me të vërtetë mendoj shumë mirë për të”. Kur e pyeta për arsyen e mendimit që ka, tha se sepse Wittgenstein ishte i vetmi njeri që dukej i hutuar në leksionet e tij.

Njohja me Wittgenstein ishte një nga aventurat më emocionuese intelektuale të jetës sime. Në vitet e mëvonshme mes nesh kishte mungesë simpatie intelektuale, por në vitet e para isha po aq i gatshëm të mësoja prej tij sa ai nga unë. Mendimi i tij kishte nivel thuajse të pabesueshëm të depërtimit të thellë pasionant, për çfarë me gjithë zemër ia dhashë admirimin. Ishte në ditët para vitit 1914, i shqetësuar pothuajse vetëm me logjikën. Gjatë ose ndoshta pak para Luftës së Parë, e ndryshoi pikëpamjen e vet dhe u bë pak a shumë mistik, siç mund të shihet aty-këtu te Traktati [Tractatus Logico-Philosophicus]. Në aspektin dogmatik ishte antikristian, por në këtë aspekt ai krejtësisht ndryshoi. E vetmja gjë që më tha ndonjëherë për këtë ishte se një herë në një fshat të Galicisë, gjatë luftës ai e gjeti një librari që kishte vetëm një libër, e që ishte Tolstoy mbi Ungjijtë [The Gospel in Brief]. E bleu librin dhe, sipas tij, ai ndikoi thellë tek ai. Për zhvillimin e mendimeve të tij pas vitit 1919, nuk mund të flas.

______________

P.S. Më 25 prill 1951, Wittgensteini e vazhdoi punën në dorëshkrimin e vet të fundit, MS. 177. Më 26 prill ishte ditëlindja e tij e 62-të. Doli për shëtitje pasditen tjetër dhe e shkroi hyrjen e tij të fundit po atë ditë, më 27 prill. Atë mbrëmje u sëmur shumë; kur mjeku i tha se mund të jetonte për vetëm disa ditë, thuhet se u përgjigj: “Mirë”! Wittgenstein vdiq i vetëm në moshën 62-vjeçare, duke vuajtur nga kanceri i prostatës, ndërsa deri në ditët e tij të fundit e admironte Russellin, duke thënë “Thuaju se kam pasur jetë të mrekullueshme”, por duke shtuar se “Nuk mund të ketë asnjë lidhje të vërtetë miqësie mes nesh”. Për pikëpamjet e veta fetare, të cilat edhe sot e kësaj dite janë të hapura për mosmarrëveshje dhe debate, thuhej se Wittgensteini interesohej dhe se ishte dashamirës për katolicizmin, por nuk e konsideronte veten si besimtar. Këta shembuj janë të paqartë dhe të shumtë. Mendimet/besimet fetare të Wittgensteinit çmohen nga disa studiues si agnostike. Mendimet agoniste përfshijnë këto thënie: “Nuk do të të them ‘Shihemi nesër’, sepse kjo është si ta parashikoj të ardhmen dhe jam shumë i sigurt se këtë nuk mund ta bëj”! (1949)

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Reforma, përfaqësim të drejtë dhe meritorkraci, VLEN me program konkret!
Next Article Ada Satka – artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në ‘Eurovision 2024’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?