By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa duhet të keni pagën për të qenë i lumtur? Ky është sekreti që ekspertët nuk duan ta dini!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Sa duhet të keni pagën për të qenë i lumtur? Ky është sekreti që ekspertët nuk duan ta dini!
Kuriozitete

Sa duhet të keni pagën për të qenë i lumtur? Ky është sekreti që ekspertët nuk duan ta dini!

admin
Last updated: 19/01/2025 15:59
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Sipas shumë studimeve të kryera së fundmi, niveli i lumturisë është shumë i madh kur fitimet në vit janë rreth 75 000 dollarë. Por nëse kjo shifër tejkalohet, atëherë niveli lumturisë bie, sepse hyn në lojë faktori “stres”.

Studimet

Disa prej studimeve më të fundit janë bazuar në një mesatare dhe jo sipas një përvoje të caktuar individuale. Ka njerëz që janë të lumtur edhe po të fitojnë në vit rreth 30 000 dollarë dhe të tjerë që shprehen se janë shumë të palumtur sepse i duhen edhe 100 mijë dollarë më shumë për të plotësuar të gjitha nevojat e jetës.

Këto studime kanë treguar gjithashtu se njerëzit janë më të lumtur kur ata i shpenzojnë paratë ashtu siç duhet.

Eliminimi i ankthit dhe stresit financiar

Arsyeja se përse thuhet nga disa dhe besohet nga disa të tjerë është se paratë e rrisin në mënyrë demonstrative nivelin e lumturisë është sepse nëse ti merr çdo muaj një pagë që konsiderohet e lartë për nivelin e jetesës në vendin ku jeton, rrjedhimisht edhe do të ndihesh i sigurt financiarisht.

Të kesh mjaftueshëm para për të blerë çfarëdolloj produkti që të nevojitet kur shkoni në supermarket apo në dyqane veshjesh, apo për të paguar qiranë pa u dashur të kurseni diku tjetër, padyshim që do të rrisë nivelin tuaj të lumturisë, sepse nuk ju shkakton stres.

Nuk ka udhëtime pa para

Paraja mund t’ju krijojë mundësinë për të udhëtuar në vende të ndryshme dhe për të fituar përvoja të paharrueshme. Të udhëtosh, por ashtu siç duhet, pa e vrarë mendjen për të kursyer ndikon në mënyrë të menjëhershme në rritjen e nivelit të lumturisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Këtu shembulli i parë që u mor ishin udhëtimet, por kjo nuk do të thotë që ato janë të vetmet që ndikojnë në rritjen e lumturisë. Edhe të shikosh në një koncert një prej bandave të rokut më në zë të momentit, (ku bileta nuk mund të përballohet nga të gjithë) është një tjetër aktivitet që ndikon në rritjen e lumturisë.

Pra e rëndësishme është që ju t’i shpenzoni paratë ashtu siç duhet, sepse në fund arrini të merrni ndjesinë e të qenët të lumtur.

Paraja gjithashtu mund t’ju krijojë mundësinë për të mësuar dhe provuar gjëra të reja. Ju mund të blini instrumente muzikore ose të paguani për të marrë mësime private pianoje (gjithmonë nëse kjo është një gjë që pëlqehet nga ju).

- Advertisement -
Ad imageAd image

Bamirësia

“Nëse jep, nëse dhuron, më shumë do të marrësh në këmbim”. Ndarja e pasurisë suaj me të tjerët, sidomos me ata që kanë nevojë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë shpirtërisht dhe rrjedhimisht do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lumtur.

Ndihmoni njerëzit tuaj të dashur

Një tjetër mënyrë e duhur për t’i shpenzuar paratë është duke ndihmuar njerëzit tuaj të dashur. Ndihma që ju mund t’u ofroni familjarëve apo edhe një miku në ditë të vështirë, është një prej mënyrave të duhura për të shpenzuar paratë, e cila nuk do të ndikojë vetëm në rritjen e nivelit tuaj të lumturisë por edhe në atë të familjarëve, pra lumturia në këtë rast do të ishte më e madhe.

Investoni në gjëra që ju bëjnë të fitoni kohë

Një prej gjërave më të rëndësishme por që fatkeqësisht nënvlerësohet nga shumë është kursimi i kohës. Paraja mund të ta ofrojë edhe një gjë të tillë.

Në ditët e sotme, kur rimti i jetës është shumë i shpejtë, nëse ju keni mundësi financiare, atëherë mund t’i kurseni vetes fitimin e një kohe të madhe të cilën e harxhoni duke u marrë me punë jo shumë të rëndësishme. Këtu mund të përmendim punët e shtëpisë.

Nëse ju keni mundësi financiare, ju mund të blini të gjitha pajisjet e nevojshme gjë që jua lehtësojnë punën dhe kohën e fituar ta përdorni duke qëndruar më shumë më fëmijët, gjë që do të ndikojë në mënyrë të menjëhershme në rritjen e lumturisë suaj.

You Might Also Like

Këto 6 lëvizje duarsh mund t’ju bëjnë të dukeni më të fuqishëm

“Njeriu pemë” rikthehet në spital, ka nevojë për operacione shtesë

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tramp dëshiron të vizitojë Kinën në 100 ditët e para të mandatit
Next Article Policia shpartalon bandën e drogës, janë arrestuar 10 persona

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?