By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa e mbështet Kosovën Osmani? “Një ndër vizitat e para të mia si ministër i jashtëm ka qenë pikërisht në Kosovë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sa e mbështet Kosovën Osmani? “Një ndër vizitat e para të mia si ministër i jashtëm ka qenë pikërisht në Kosovë”
Maqedoni

Sa e mbështet Kosovën Osmani? “Një ndër vizitat e para të mia si ministër i jashtëm ka qenë pikërisht në Kosovë”

admin
Last updated: 23/03/2024 22:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 mars – Në vazhdën e përgjigjeve në TikTok, kandidati për president shqiptar i BDI-së, Bujar Osmani, mbrëmë i është përgjigjur pyetjes: “Sa herë ke qenë në Prishtinë si ministër i jashtëm e sa herë ne Serbi?”

Kryediplomati Osmani ka theksuar se do t’i përgjigjet pyetjes se qytetarit edhe pse të njëjtës në raste të ndryshme i është përgjigjur tashmë.

“Unë jam nip Kosove, kam gjysmën e familjes në Kosovë. Jam rritur në Kosovë, dhe askush mua nuk mund të më flet për ndjesinë ndaj Kosovës, për shkak se jam gjysmë Kosovar. Por, unë politikën ndërkombëtare e shoh ndryshe. Nuk bëhet ajo me rrahje gjoksi në rrjete sociale e me folklorizëm për arritjen e qëllimeve politike. Politika ndërkombëtare bëhet duke krijuar miqësi, besueshmëri dhe kredibilitet me Qendrat e vendimmarrjes. Dhe, unë besojë që sot e kam krijuar këtë miqësi dhe këtë besim. Dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Shtetit Blinken, në miqësi personale me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së dhe ministrat e jashtëm të vendeve më të fuqishme të Europës. Dhe besoj që fjala ime dhe pikëpamjet e mia mbi zhvillimet në rajon, sot merren seriozisht në këto qendrat e vendimmarrjes. Ky është qëllimi jonë, si përfaqësues të politikave të jashtme të shtetit, të krijojmë besim dhe ndikim tek qendrat e vendimmarrjes, e jo të rrahim gjoks nëpër rrjete sociale. Një ndër vizitat e para të mia si ministër i jashtëm ka qenë pikërisht në Kosovë. Por, edhe si kryesues i OSBE-së, bile dola edhe me Planin 9 pikësh për deeskalim të veriut, për shkak se kisha informacione, se në veri do të ndodhë eskalimi. Pozicioni i Maqedonisë së Veriut sot është, ne mbështesim procesin e dialogut Kosovë-Serbi që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve. Ne ishim nikoqir të dialogut. Ishim në Ohër nga mëngjesi me Ali Ahmetin, deri në mbrëmje deri sa përfundoi, për t’i inkurajuar dhe ndihmuar suksesin e këtij dialogu. Tash është koha e mbylljeve e çështjeve të mëdha në Ballkan. Rreziku rus qëndron mbi kokat tona. Lufta e Tretë Botërore është më afër se asnjëherë më parë, dhe ne nuk guxojmë të lëmë ose të dobësojmë partneritetin tonë me SHBA-të. Për shkak se vetëm partneriteti i ngushtë me SHBA-të, orientimi jonë euroatlatnik, garanton të ardhme të sigurt për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Prandaj na duhet syçelësi, vizion, njohje të politikës ndërkombëtare dhe qasje strategjike në këto çështje të cilat nuk janë për t’u nënçmuar.
Shpresoj që ju përgjigja pyetjes tënde, nesër do të shihemi përsëri me pyetjen e radhës. Faleminderit shumë!”, ka përfunduar Osmani.

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN hapi shtabin zgjedhor në Kumanovë
Next Article Thaçi i katërti te e gjashta: Kisha ofertë për të qenë i dyti, por nuk pranova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?