By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin?
Shëndetësi

Sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin?

admin
Last updated: 14/03/2024 14:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tretja është mënyra se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant.

Mesatarisht ky proces zgjat 24 deri në 72 orë, por sa kohë i duhet trupit tuaj për të tretur ushqimin kjo varet nga çfarë konsumoni, sasia që konsumoni, tretja, metabolizmi dhe aktiviteti fizik.

Sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin?

Sigurisht që në varësi të ushqimit që konsumojmë ndikohet edhe kohëzgjatja e procesit të tretjes.

Nëse konsumoni produktet e mishit, sistemit tuaj tretës do t’i duhet 1 deri në 3 ditë për ta tretur plotësisht atë.

Gjithçka lidhet me faktin se mishi ka proteina të cilat përbëhen nga amino-acide. Janë pikërisht këto aminoacide që kërkojnë më shumë kohë që të shpërbëhen.

Kur flasim për produktet e bulmetit si qumështi, kosi, djathi apo gjiza, trupi arrin t’i tresë ato në gati 30 minuta deri në 2 orë.

Enzimat në stomakun tuaj ndajnë në molekula të vogla yndyrnat dhe proteinat e këtyre produkteve dhe më pas tretja vazhdon edhe në zorrë.

Perimet dhe frutat nga ana tjetër kërkojnë nga trupi më pak se 1 ditë që të treten. Për perime me përmbajtje të lartë niseshteje, siç janë misrat dhe patatet, sistemit tretës do t’i duhet pak më gjatë se perimet që kanë përqindje të lartë uji në përmbajtjen e tyre. Ndërkohë që perimet e gatuara treten akoma edhe më shpejt duke qenë se gatimi ndikon në përshpejtimin e shpërbërjes së fibrave, duke e ndihmuar sistemin tretës që t’i shpërbëjë ato.

Zakonisht mjekët sugjerojnë që të rinjtë të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, e ndërsa të moshuarit ato të gatuara në avull apo furrë për të lehtësuar tretjen.

Grupi tjetër i madh i ushqimeve janë karbohidratet, të cilat përfshijnë drithërat, biskotat, bukën, makaronat, orizin e shumë të tjera.

Ky grup arrin të tretet nga trupi jonë nga 15 minuta deri në 3 orë në varësi të drithërave që përmbajnë.

Produktet me drithëra të plota, siç klasifikohen shpesh produktet integrale, kanë më shumë fibër ndaj dhe kërkojnë pak më shumë kohë të treten.

You Might Also Like

Si duket shpëlarja e vërtetë e trurit?

5 truqe për t’u ndjerë më pak i uritur

Gjakderdhje te mishrat e dhëmbëve? Keni mungesë të kësaj vitamine

Çajet më të mira bimorë kundër astmës

Pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kroacia shpërndan parlamentin përpara zgjedhjeve
Next Article Vazhdon fushata për ndërgjegjësim më të madh ekologjik në Tetovë, Kasami paralajmëroi blerje të një cisterne për pastrimin e çdoditshëm të rrugëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?