By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë
Showbizz

Sa kushtuan sivjet biletat e Met Gala? Çmimet marramendëse që të famshmit ndërkombëtarë paguajnë për të marrë pjesë

admin
Last updated: 09/05/2024 08:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit, dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë një çmim të majmë edhe për biletën që këtë vit ka arritur në 75,000 dollarë (69,700 euro).

Gala mbrëmja bëhet çdo të hënë të parë të majit, dhe me ardhjen e saj çdo herë diskutohet edhe për koston e biletave për personalitetet e famshme që shfaqen në tapetin e kuq.

Procesi fillon me marrjen e një ftese – sigurisht, nuk mund të blejë kushdo një biletë, edhe nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash.

Rita Ora në Met Gala 2024 (Foto: Rita Ora/Instagram)

Biletat individuale për Met Gala-n këtë vit kanë kushtuar 75,000 dollarë (69,700 euro), krahasuar me 50,000 dollarë (46,500 euro) në vitin 2023. Çmimi i tavolinave fillon nga 350,000 dollarë (325,600 euro).

Shpesh, shtëpitë e modës blejnë tavolina dhe ftojnë personalitete me profil të lartë. Për këtë arsye, edhe yjet më të pasur rrallëherë paguajnë çmimin e plotë për vendet e tyre në krye të shkallëve.

Ngjarja në fund të fundit është mbledhje fondesh dhe deri më sot, nën drejtimin e Anne Wintour, ka grumbulluar rreth 223,5 milionë dollarë. Vitin e kaluar, gala mbrëmja grumbulloi rreth 22 milionë dollarë. E njohur është se Anna Wintour mbikëqyr listën e kontrolluar rigorozisht të mysafirëve.

Dua Lipa në Met Gala 2024 (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Redaktorja e “Vogue” dhe organizatorja e Met Gala, Eaddy Kiernan, deklaroi për “Vogue 2024” që filluan të përgatisin skemën e uljes që në dhjetor, por se përfundimisht e përpilojnë një muaj para ngjarjes. Me akses të siguruar, pjesëmarrësit së pari ecin nëpër tapetin e kuq në veshje të planifikuara me kujdes në përputhje me kodin e veshjes dhe temën.

Pas mbërritjes në muze, gala fillon me një orë koktelesh. Gjatë kësaj ore, mysafirët kanë rastin të shohin ekspozitën në muze, dhe më pas ndjekin një darkë festive. Performancat e befasishme gjithashtu janë të zakonshme gjatë mbajtjes së këtij eventi.

Tradita e performancave të Met Gala filloi në vitin 2010, kur Lady Gaga këndoi “Bad Romance”, dhe kanë performuar yje si Madonna dhe Lizzo. Pas kësaj, mbrëmja vazhdon me pas-ndejë (after-party).

Shakira në Met Gala 2024 (Foto: Shakira/Instagram)

You Might Also Like

Luajnë nënë e bir në “House of the Dragon”, por në jetën reale dy aktorët e serialit i ndan vetëm 1 vit moshë

Bella Hadid shqetëson fansat, tregon për përkeqësim të sëmundjes së Lyme me të cilën po përballet me vite

Sabrina Carpenter u pa në tribunat e stadiumit në ndeshjen mes Ekuadorit dhe Gjermanisë

Anya Taylor Joy shfaqet në videoklipin e këngës së re të The Rolling Stones

Dolly Parton shfaqet për herë të parë në publik pasi zbuloi problemet shëndetësore dhe anuloi koncertet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore
Next Article Moti në Shqipëri, shi në formën e shtrëngatave  

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?