By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sadiq Khan: Myslimanët e Britanisë të shqetësuar për ofensivën izraelite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Sadiq Khan: Myslimanët e Britanisë të shqetësuar për ofensivën izraelite
Bota

Sadiq Khan: Myslimanët e Britanisë të shqetësuar për ofensivën izraelite

admin
Last updated: 08/03/2024 11:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, në një deklaratë të fundit është shprehur se komuniteti mysliman i Mbretërisë së Bashkuar është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë nëse trupat izraelite hyjnë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, një nga strehat e fundit për qindra mijëra palestinezë në enklavën e rrethuar.

“Duhet shpallur armëpushim emergjent”, deklaroi Khan duke theksuar se mbi 30 mijë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani nga Izraeli gjatë ofensivës 5-mujore.

Deklarata e kryebashkiakut erdhi gjatë ndriçimit të rrugës “Coventry” për festat e Ramazanit, ku ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme në nivel ndërkombëtar.

Më tej, Khan tha se “Veprimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë qenë mjaft të mira. Rushi Sunak thotë se ai është aleat i ngushtë i Netanyahut. Ku janë provat e ndikimit mbi aleatin e ngushtë.”

Liderët botërorë dhe grupet humanitare kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare nëse Izraeli fillon ofensivë në shkallë të plotë në Rafah, një qytet ku Izraeli u tha palestinezëve të shkojnë për të shpëtuar nga sulmet në veri të enklavës.

Për sulmin e befasishëm të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, Khan tha se ishte gabim ajo që ndodhi më 7 tetor. Por, gjithashtu u shpreh se të gabuara janë edhe veprimet e qeverisë izraelite lidhur me atë që ka shkaktuar përgjatë ofensivës.

Khan ka theksuar se mbi 30 mijë burra, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën dhe se duhet të ketë armëpushim të menjëhershëm. “Në gjithë globin, myslimanët do të agjërojnë dhe do të falen gjatë Ramazanit. Ata do të japin para për bamirësi. Kjo është koha që më në fund të ndodhë armëpushimi”, bëri thirrje ai.

Rruga e famshme stoliset me dritat e Ramazanit

Këtë vit për herë të dytë është zbukuruar me drita për muajin e Ramazanit rruga “Conventry”. Shënimet “Gëzuar Ramazanin” ndriçonin përgjatë rrugës, e cila është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndriçimi u mundësua nga grupi jofitimprurës “Ramadan Lights UK”, një grup i cili synon të përhapë informacione rreth Ramazanit. Me ndihmën e donacione nga organizatat muslimane dhe publiku, dritat u përgaditën nga Ayşe Desai, e cila u frymëzua nga dritat e Krishtlindjeve.

Për ekspozimin e veçantë të ndriçimit interes të madh treguan vizitorët e huaj dhe londinezët. Dritat do të vazhdojnë të jenë të ndezura deri me përfundimin e muajit të Ramazanit, më 12 prill.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article OKB-ja: Duhet embargo e armëve ndaj Izraelit të ndalohet gjenocidi në Gaza
Next Article “I mbushur me urrejtje”, Trump: Fjalimi i Biden në Kongres është turp për Amerikën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?