By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sajkovski në seancën e ardhshme pret propozim nga Fronti Evropian për vendin e Ilire Dautit, nga atje nuk shohin nevojë të propozojnë kandidat tjetër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sajkovski në seancën e ardhshme pret propozim nga Fronti Evropian për vendin e Ilire Dautit, nga atje nuk shohin nevojë të propozojnë kandidat tjetër
Maqedoni

Sajkovski në seancën e ardhshme pret propozim nga Fronti Evropian për vendin e Ilire Dautit, nga atje nuk shohin nevojë të propozojnë kandidat tjetër

admin
Last updated: 23/01/2025 15:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 janar – Pas thirrjes së djeshme të kryetarit të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve Gjorgjija Sajkovski për “Frontin Evropian” të dorëzojë propozim për kryetar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në vendin e kryetares tashmë të shkarkuar Ilire Dauti, sot nga “Fronti Evropian” përmes kumtesës  informuan se nuk ka nevojë të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit, sepse, siç theksojnë, çdo deputet tjetër do të veprojë njejtë si Ilire Dauti dhe i njejti veprim do t’i japë rezultatet e njejta.

СООПШТЕНИЕ - „Сакаме македонско национално единство на граѓаните на Македонија за да  донесеме голема победа која ќе значи да можеме да водиме влада која ќе може да испорача она што ќе го вет

“Në Komisionin e ardhshëm presim të marrim propozim të ri për kryetar të Komisionit nga “Fronti Evropian” pasi dje në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime dërgova thirrje të dorëzojnë propozim të ri për kryetar të Komisionit në vendin e Ilire Dautit. Pritet që javën e ardhshme të caktohet seanca e ardhshme e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Ajo tashmë është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Komisionit. Me vetë aktin e dorëzimit të dorëheqjes, i ndërpritet mandati si kryetar i Komisionit”, deklaroi sot Sajkoski për MIA-n.

Nga “Fronti Evropian” theksojnë se është obligim i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi ta zgjidh këtë situatë.

“Kryetarët e komisioneve kuvendore zgjidhen me kompromis ndërmjet partive politike dhe për ta votojnë 120 deputetë! Nuk mundet kryetarët e komisioneve të zgjidhen me konsensus dhe të shkarkohen me shumicë të thjeshtë për shkak të interpretimit personal të Rregullores së Kuvendit! Sipas ligjit dhe Regullores, kryetari i Kuvendit është përgjegjës për punën e Kuvendit dhe organet e tij të punës. Detyra e tij është ta zgjidh këtë situatë, veçanërisht që si kryetar i Kuvendit nuk ishte në shërbim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të deputetes, por u bë instrument i Të Majtës dhe shumicës parlamentare. Ne nuk kemi problem me deputetët tanë dhe qëndrimet tona për t’i emëruar ata sipas dëshirës së shumicës, ndërsa ende më pak me diktat të shumicës”, theksojnë nga “Fronti Evropian”.

Претседателката на Унија на Ромите, Фатима Османовска и лидерот на Демократската унија за интеграции, Али Ахмети, денеска во општина Шуто Оризари го потпишаа коалицискиот договор за приклучув

Deputetja e “Frontit Evropian” dhe kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Ilire Dauti më 16 janar dha dorëheqje nga detyra pasi në seancë plenare më 10 janar me mbështetjen e 61 deputetëve dhe 22 kundër u votua interpelanca për të. Interpelancën në nëntor e dorëzoi grupi i deputetëve të së “Majtës” pasi Dauti, siç u theksua, me sjelljen e saj të “pandërgjegjshme, të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të kundërligjshme”, bllokoi Ligjin për branitellat të dorëzuar nga LSDM-ja opozitare duke mos e vënë atë në rend dite të Komisionit me të cilin kryesonte.

Duke e arsyetuar dorëheqjen, Dauti theksoi se ky është kulmi i turpit që ka ndodhur në Kuvend dhe tha se veprimi i saj për ta futur në rend dite Ligjin për branitellat është në bazë të nenit 3 dhe se nuk do të pranojë kushte të ndryshme të veprimit jashtë Rregullores.

“Pse Apasievi dhe deputetët tjerë të së Majtës në lidhje me Ligjin për branitellat, nuk kërkuan që pika të vendoset në rend dite? Unë do ta kisha shtuar këtë pikë në rendin e ditës, por parashtrohet pyetja pse deputetët nuk e kërkuan këtë. Afati për ta vënë pikën në rend dite kaloi dhe mua nuk më lejonte Rregullorja ta vendos atë pikë. Këta 61 deputetë po luajnë me pushtetin. Për mua kusht është të respektohen të gjitha kombësitë”, tha Dauti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Florian Allajbegu emërohet shef i policisë kriminalistike në Dibër
Next Article Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?