By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sala Jashari prek me fjalët për Sahit Jasharin: Ti je pjesë e historisë së Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Sala Jashari prek me fjalët për Sahit Jasharin: Ti je pjesë e historisë së Kosovës
Kosovë

Sala Jashari prek me fjalët për Sahit Jasharin: Ti je pjesë e historisë së Kosovës

admin
Last updated: 12/06/2026 13:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kandidatja për deputete, Sala Jashari, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari, duke e kujtuar atë si një figurë të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe burim frymëzimi për brezat e rinj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shprehur dhimbjen për humbjen e të afërmit të saj, duke theksuar se në momente të tilla fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar ndjenjat e pikëllimit.

“Mixhë, vështirë të flas. Në raste të tilla, fjalët heshtin dhe qetësia sfidon edhe psherëtimat”, ka shkruar Sala Jashari.

Ajo e ka përshkruar Sahit Jasharin si një njeri të fortë, të formuar nga guximi dhe dashuria për atdheun, duke vlerësuar kontributin e tij në historinë e vendit.

“Ti, njeri i çeliktë, i farkëtuar nga guximi dhe dashuria për atdheun. Jetove një jetë plot vepra, e emri yt ka peshë të madhe për ne; je pjesë e historisë së Kosovës”, ka thënë ajo.

Në mesazhin e saj, Sala Jashari është shprehur se kujtimi për Sahit Jasharin do të mbetet i paharrueshëm dhe se vepra e tij do të vazhdojë të shërbejë si motivim për shumë qytetarë.

“Sot, më lejo të të nderoj, të përkulem para secilit kujtim që krijove dhe që ua le trashëgim brezave. Ti, qëndistar i lirisë. I paharrueshëm është kujtimi për ty. Do të mbetesh motiv për ne dhe, për shumëkënd, arsyeja që na mban të vazhdojmë ta duam vendin tonë”, ka shkruar ajo.

Në fund të mesazhit të saj, kandidatja për deputete i ka shprehur mirënjohje të ndjerit për kontributin e dhënë.

“Lavdi jetës dhe veprës sate! Faleminderit për gjithçka mixhë!”, ka përfunduar Sala Jashari.

You Might Also Like

Numërimi i votave në Ambasada drejt fundit, LVV e para me mbi 83 %, PDK 7.11%, LDK 6.74 %, AAK 1.98%

Bajram Begaj në kremtimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Presidenti: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Haxhiu dekoron komandantin Adem Shehi me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit

Zulfaj në Helsinki kërkon mbështetjen e Finlandës për avancimin e Kosovës në BE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Na besoni ne, jo sytë tuaj”: Tribunat në ndeshjen mes Koresë së Jugut dhe Çekisë ishin gjysmë të zbrazëta, por FIFA pretendon se ishin plot
Next Article Gjykata dënon ish-presidentin Yoon për provokim ndaj Koresë së Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?