By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sam Smith hedh poshtë thashethemet për ndarje, fotografohet duke u puthur me të dashurin e tij në New York
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Sam Smith hedh poshtë thashethemet për ndarje, fotografohet duke u puthur me të dashurin e tij në New York
Showbizz

Sam Smith hedh poshtë thashethemet për ndarje, fotografohet duke u puthur me të dashurin e tij në New York

admin
Last updated: 08/02/2024 16:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Sam Smith i vërtetoi se marrëdhënia e tij me të dashurin është e fortë ndërsa u shfaq me dizajnerin e modës, Christian Cowan, të mërkurën.

Këngëtari, 31 vjeç, u puth me partnerin e tij teksa çifti dolën së bashku në New York City – duke hedhur poshtë thashethemet se ata janë ndarë.

Kishte pasur frikë për romancën gjatë festave të Krishtlindjeve, pas pretendimeve që Sam ishte regjistruar në aplikacionin e takimeve për të famshëm ‘Raya’ pas ndarjes së çiftit.

Megjithatë, një burim i afërt me Samin shpejt zbuloi për DailyMail, se ata ishin ende bashkë dhe hodhi poshtë pretendimet për profilin e yllit britanik në aplikacionin ‘Raya’.

Gjatë daljes, Sam dukej mjaft me stil i veshur me një fund të gjatë me motive blu dhe xhaketë gri, të kombinuar me çizme të trasha.

Ndërkohë, Christian, 28 vjeç, dukej shumë modern i veshur me një xhaketë të zeze e fryrë teksa pinte një kafe.

Në fillim të janarit, një i afërt i Samit u shpreh se marrëdhënia e tyre ishte ende e fortë dhe hodhi poshtë pretendimet se këngëtari ishte aktiv në aplikacionin ‘Raya’.

Burimi tha për DailyMail: “Sam dhe Christian janë ende në një marrëdhënie dhe ata nuk kanë ndonjë profil në Raya. Duke qenë se ekziston një profil për ta në aplikacion, tani ka frikë se dikush po përsonifikon Samin dhe ata do të flasin me drejtuesit e aplikacionit për këtë çështje”.

Fituesi i pesë çmimeve “Grammy” ka qenë në lidhje me Christian që prej janarit të kaluar pasi e njohu dizajnerin, kur ai bashkëpunoi me Samin në kostumet për videoklipin e këngës, “I’m Not Here to Make Friends”.

Christian, klientela e të cilit përfshinë yje të listës A si: Lady Gaga, Jennifer Lopez, Cardi B dhe Heidi Klum, konfirmoi romancën e tij me Samin në janar të vitit 2023, ndërsa dyshja ecnin krah për krah në New York.

Kjo ka qenë lidhja e parë publike e Samit që prej ndarjes nga aktori i “13 Reasons Why”, Brandon Flynn, 30 vjeç.

Në 2019, Sam zbuloi se ai identifikohet si jo-binar (i papërcaktuar në gjini), dhe përdor përemrat “ai” dhe “ajo” kur bëhet fjalë për të.

Sam shkroi në Instagram: “Pas një jete të tërë duke luftuar me gjininë time, kam vendosur të përqafoj veten për atë që jam, brenda dhe jashtë”.

Duke folur për gjininë e tij të papërcaktuar, Sam tha: “Unë nuk jam as mashkull as femër, mendoj se unë rrjedh diku në mes. Është gjithçka në spektrin tim”.

Këngëtari, i njohur për hitet si “Dancing With a Stranger”, “Too Good At Goodbyes” dhe “Writing’s on the Wall”, thotë se është i hapur për të takuar këdo që bien në dashuri me të.

“Unë zakonisht nuk kam menduar kurrë për njerëzit, për asnjë qenie njerëzore, në terma të ngurtë. Unë jam rritur në një familje ku balanca e fuqisë së gjinive dhe të gjitha këto gjëra ishin ndryshuar plotësisht. Nëna ime punonte, babai im ishte baba në shtëpi. Motrat e mia janë gra shumë të forta”, tha këngëtari britanik.

Përveç romancës së tyre me Brandon Flynn, Sam gjithashtu ka qenë në lidhje me Jonathan Zeizel më parë. 

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E duan klubet e Ligës Premier, Juventusi ia cakton çmimin Matias Soules
Next Article Rike Roçi emocionohet dhe nis të qajë në Big Brother VIP Albania pas debateve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?