By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 – detajet dhe specifikat që duhet të dini
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 – detajet dhe specifikat që duhet të dini
Teknologji

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 – detajet dhe specifikat që duhet të dini

admin
Last updated: 23/01/2025 15:30
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Samsung zbuloi serinë e re të telefonave kryesorë Galaxy S25 më 22 janar gjatë ngjarjes së fundit Unpacked.

Linja përfshin tre modele: Galaxy S25 bazë, Galaxy S25 Plus dhe Galaxy S25 Ultra.

Seria Galaxy S25 mori gamën e zakonshme të përmirësimeve të harduerit, duke përfshirë një procesor të ri Qualcomm Snapdragon 8 Elite të personalizuar për serinë S25.

Sidoqoftë, Galaxy S25 Ultra mori pjesën më të madhe të përmirësimeve, me një dizajn të rifreskuar, ekranin më të madh që kemi parë në një telefon Samsung jo të palosshëm dhe një përmirësim në kamerën ultra të gjerë.

Bëhet e ditur se Samsung prezantoi disa veçori të dobishme të fuqizuara nga AI me serinë Galaxy S25.

Më poshtë gjeni karakteristikat e pajisjes dhe përmirësimet e saj të dukshme.

Samsung Galaxy S25: Çmimi

Çmimi i serisë mbetet i njëjtë nga viti në vit. Samsung Galaxy S25 bazë fillon nga 799,99 dollarë, Galaxy S25 Plus nga 999,99 dollarë dhe Galaxy S25 Ultra nga 1,299,99 dollarë.

Samsung Galaxy S25: Nga kur dhe si mund ta blejmë?

Seria Galaxy S25 ka filluar të jetë e disponueshme për t’u porositur nga 22 janari në Samsung, Amazon, Best Buy dhe operatorë mbarëkombëtar si Verizon, AT&T dhe T-Mobile.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Samsung Galaxy S25: Ngjyra

Galaxy S25 bazë dhe Galaxy S25 Plus janë në dispozicion në “Icy Blue”, “Navy”, “Mint” dhe “Silver Shadow”. Ndërsa Galaxy S25 Ultra është i disponueshëm në ngjyrat “Titanium SilverBlu”, “Titanium Whitesilver”, “Titanium Grey” dhe “Titanium Black”.

Samsung Galaxy S25: Karakteristikat dhe përmirësimet e dukshme

- Advertisement -
Ad imageAd image
Seria Galaxy S25 funksionon me procesorin më të fundit të Qualcomm Snapdragon 8 Elite, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Ashtu si me gjeneratat e mëparshme Galaxy S, çipi i ri Qualcomm në serinë Galaxy S25 është i optimizuar për telefonat kryesorë të kompanisë. Prandaj, pritet që telefonat Galaxy S25 të jenë telefonat më të mirë Android të prezantuar deri më tani.

Raportohet se Samsung gjithashtu ka prezantuar ose përmirësuar veçori të ndryshme të fuqizuara nga AI në të gjithë serinë Galaxy S25.

Karakteristikat e reja dhe të përditësuara të AI përfshijnë:

Chatbotin me Al Gemini – Ju mund të përdorni Geminin si një asistent telefoni tradicional për të shtuar një ngjarje në aplikacionin “Samsung Calendar”.

Smart Select – shikon atë që ju po shikoni në ekran dhe ofron veprime të rekomanduara, si për shembull krijimi i një GIF nga një video, përmbledhja e një artikulli ose përkthimi i një faqeje interneti.

Circle To Search – tani përfshin një audio që identifikon muzikën që luhet nga telefoni, madje edhe nga një video.

Samsung Gallery – tani mund të identifikojë kontekstin dhe vendndodhjen për t’ju lejuar të gjeni fotografi duke përdorur gjuhën natyrale të kërkimit, si “dasma në Pittsburgh”.

Audio Eraser –  ju lejon lejon të eliminoni lloje specifike të audios nga një video që keni regjistruar. Mund të hiqni zërat, zhurmat e ndryshme, erën, muzikën dhe tingujt e natyrës.

Ndryshe, Galaxy S25 përmban një ekran 17 centimetra FHD+AMOLED me një ritëm rifreskimi adaptiv 120 Hz.

Pajisja ka një bateri 4000 mAh, është 7.2 milimetra e trashë dhe peshon 162 gram.

Për sa i përket lidhjes, telefoni mbështet 5G dhe Wi-Fi.

Galaxy S25 përfshin një sensor të ri të kamerës ultra të gjerë 50 megapiksel, i përmirësuar nga çipi i vogël 12 megapiksel i gjeneratës së mëparshme.

Kamera kryesore 50 megapiksel është e rrethuar nga një kamerë ultra e gjerë 12 megapikselë dhe një kamerë telefoto 3x 10 megapikselë. Kamera telefoto, si zakonisht, punon me Space Zoom të Samsung për të ofruar zmadhimin digjital të gjerë – në këtë rast, 30x.

Të tre kamerat kanë rezolucion të mjaftueshëm për video 4K, por vetëm kamera e re kryesore mund të mbështesë regjistrimin 8K (30p).

Një përmirësim tjetër është kalimi nga regjistrimi 8-bit në 10-bit si parazgjedhje. 10-bit HDR ofron katër herë performancë më të mirë ngjyrash krahasuar me 8-bit.

Ndër tjera, telefoni i ri i kompanisë përmban skaje të rrumbullakosura për kapje të rehatshme dhe përfshin një kornizë titani.

Është gjithashtu pajisja e parë Galaxy që përmban korniza Gorilla Armor 2, një material që është më i qëndrueshëm se xhami. Andaj, Galaxy S25 ka mbrojtje më të mirë ndaj rënies dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve.

You Might Also Like

Epoka e influencerëve drejt fundit? Inteligjenca artificiale po i zëvendëson njerëzit në rrjete sociale?

Amazon po shpreson që robotët e saj të…

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
Next Article Dimitrievski: Miratimi i Platfomës për unitet kombëar i nevojshëm për shtetin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?