Një influencues i rrjeteve sociale në Kolorado, i njohur si Miracle Man Cash, mbeti i tmerruar pasi gjeti një gjarpër gjigant të mbështjellë poshtë tavolinës së tij.
Në një video virale, ai ndau momentin befasues kur pa gjarprin.
“O Zot, sapo pata një atak në zemër pothuajse. Shikoni këtë. Si ta nxjerr nga këtu”, shkroi ai.
Siç raportohet, gjarpri ishte mbi dy metra i gjatë dhe besohet se kishte hyrë përmes një dere që ishte lënë e hapur.