By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Saranda Imeri pyet Sali Muratin: A kishe instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur në sirtar nismën për balancuesin që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Saranda Imeri pyet Sali Muratin: A kishe instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur në sirtar nismën për balancuesin që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!
Maqedoni

Saranda Imeri pyet Sali Muratin: A kishe instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur në sirtar nismën për balancuesin që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!

admin
Last updated: 20/09/2024 11:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator – Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka pyetur ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe deputetin aktual të “Frontit Evropian”, Sali Murat, a kishte instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur nismën në sirtar që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!

Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e deputetes Saranda Imeri.

Nga Fronti Europian pritet që, për kaosin që shkaktoi Gjykata Kushtetuese me vendimin për balancuesin të flasë deputeti i Frontit dhe ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murat.

Koalicioni VLEN pyet publikisht:

– A ishte në rrjedha BDI, si parti e përjetshme në pushtet, që iniciativa për balancuesin ruhej në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se dy vite?!

– Cili ishte roli i Sali Murat, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe sot deputet i Frontit Europian të Ali Ahmetit në trajtimin e kësaj nisme?!

– Përse Gjykata Kushtetuese me Kryetar Sali Murat asnjëherë nuk mbajti seancë për ta shqyrtuar dhe hedhur poshtë nismën për balancuesin duke e vlerësuar atë si antikushtetuese?!

– A kishte Kryetari i atëhershëm i Gjykatës Kushtetuese dhe sot deputet i Ali Ahmetit, Sali Murat, instruksione politike nga ky i fundit për ta mbajtur nismën në sirtar që e njejta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!

– A mos vallë kjo është arsyeja se përse Ali Ahmeti e shpërbleu me post deputeti ish Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Sali Murat, si njeri të dëgjueshëm partiak dhe zë të heshtur në Gjykatë?!

- Advertisement -
Ad imageAd image

– Përse Ali Ahmeti, gjatë qeverisjes 20 vjeçare, me kontrollin e shtrirë në çdo institucion dhe me instalimet partiake në çdo pushtet, nuk e ndryshoi mënyrën e vendosjes në Gjykatën Kushtetuese, duke e instaluar parimin e Badinterit edhe në vendimet e Gjykatës?!

– Në cilin vend normal në botë ndodh që një gjykatës, fill pas përfundimit të mandatit si kryetar i Gjykatës të bëhet deputet dhe të përfaqësojë interesa të caktuara politike në Parlament?!

Në këto pyetje duhet të përgjigjet Fronti Europian, sepse aty fshihet edhe arsyeja përse balancuesi u bë temë në Gjykatën kushtetuese me shkuarjen e Ali Ahmetit në opozitë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ndalohet një person në Shkup, ka grabitur një farmaci
Next Article BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?