By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Scholz e Macron të gatshëm të bashkëpunojnë me rebelët sirianë pas rrëzimit të Assadit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Scholz e Macron të gatshëm të bashkëpunojnë me rebelët sirianë pas rrëzimit të Assadit
Bota

Scholz e Macron të gatshëm të bashkëpunojnë me rebelët sirianë pas rrëzimit të Assadit

admin
Last updated: 10/12/2024 11:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emannuel Macron, janë të përgatitur të punojnë me grupet rebele siriane që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad me kushte të caktuara.

Udhëheqësit e dy fuqive më të mëdha të Bashkimit Evropian mirëpritën largimin e Assadit, i cili i kishte shkaktuar “vuajtje të tmerrshme popullit sirian dhe dëme të mëdha në vendin e tij”.

Udhëheqësi sirian u largua nga Damasku për në Moskë të dielën, duke i dhënë fund më shumë se 50 viteve të sundimit brutal nga familja e tij.

“(Scholz dhe Macron) ranë dakord se ata janë të përgatitur të punonin së bashku me sundimtarët e rinj mbi bazën e të drejtave themelore të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave etnike dhe fetare”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane të publikuar të hënën vonë.

Deklarata erdhi ndërsa qeveritë në mbarë botën po përpiqen të krijojnë lidhje të reja me fraksionin kryesor rebel të Sirisë, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një grup më parë aleat me Al Kaedën dhe që është cilësuar një organizatë terroriste nga SHBA, Bashkimi Evropian, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

“Scholz dhe Macron ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar angazhimin e BE-së në Siri, duke përfshirë mbështetjen për një proces politik gjithëpërfshirës në Siri, dhe do të diskutojnë rrugën përpara në koordinim të ngushtë me partnerët në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratë.

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bella Hadid dhe Adan Banuelos shfaqen në “Yellowstone”, befasojnë fansat me paraqitjen e tyre
Next Article Një proces gjyqësor miliona dollarësh është nisur kundër Mike Tyson për shkak të ndeshjes me Jake Paul

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?