By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Scholz paralajmëron Netanyahun: Koha për marrëveshje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Scholz paralajmëron Netanyahun: Koha për marrëveshje
Bota

Scholz paralajmëron Netanyahun: Koha për marrëveshje

admin
Last updated: 12/08/2024 14:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur shqetësimin e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë në Berlin.

Bëhet e ditur se biseda erdhi një ditë pasi një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gazë vrau dhjetëra civilë, me Ministrinë e Jashtme gjermane që më vonë e quajti sulmin “të papranueshëm” dhe bëri thirrje për armëpushim.

Sipas zëdhënësit Wolfgang Buchner, Scholz i tha Netanyahut se qeveria gjermane dënon fuqishëm kërcënimet nga Irani, militantët e Hezbollahut në Liban dhe të tjerë kundër sigurisë së Izraelit dhe qytetarëve të tij, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Kancelari gjithashtu thuhet se theksoi nevojën për të “thyer spiralen shkatërruese të dhunës hakmarrëse, për të ulur tensionet dhe për të punuar në mënyrë konstruktive për de-përshkallëzim”.

Scholz përsëriti se ka ardhur koha për të finalizuar një marrëveshje për një armëpushim në Gazë dhe për të liruar pengjet e mbajtura nga militantët në territorin palestinez.

Ai tha se “shumë qëllime ushtarake” në luftën kundër Hamasit janë arritur, por vuajtjet njerëzore në Rripin e Gazës vazhdojnë dhe janë “të mëdha”.

Ndryshe, thirrje për armëpushim ka bërë edhe Ministria e Jashtme gjermane.

“Raportet nga Gaza janë të tmerrshme. Vrasja e civilëve është e papranueshme. Sulmet e përsëritura ndaj shkollave nga ushtria izraelite duhet të ndalen dhe të hetohen shpejt”, tha ministria në një deklaratë.

“I gjithë rajoni ka nevojë urgjente për armëpushimin humanitar të propozuar nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari. Kjo mundësi për të lehtësuar vuajtjet duhet të shfrytëzohet tani si çështje urgjente”, shton ajo. 

You Might Also Like

BE bën thirrje për më shumë asete detare për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq

BE-ja dhe Filipinet arrijnë marrëveshje të gjerë për tregtinë e lirë

Irani: Hapim Hormuzin brenda shtatë ditëve nëse SHBA-ja lehtëson presionin ushtarak

Macron: Franca dhe SHBA-ja do të ndërmarrin veprime të përbashkëta për Hormuzin dhe Ukrainën

Trump: Lufta në Ukrainë duhet të marrë fund

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Flick ka dhënë miratimin e tij, Barcelona po e transferon yllin francez pasi nuk arriti te Nico Williams
Next Article Për krizën e librit dhe të lexueshmërisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?