By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seanca e parë e Qeverisë, do të shqyrtohet informata për pensione më të larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seanca e parë e Qeverisë, do të shqyrtohet informata për pensione më të larta
MaqedoniTOP LAJM

Seanca e parë e Qeverisë, do të shqyrtohet informata për pensione më të larta

admin
Last updated: 28/06/2024 09:13
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Qeveria sot në seancën e parë do të shqyrtojë informatën për pensionet më të larta. Është një projekt i premtuar nga qeveria e re para zgjedhjeve, me të cilin mbi 300 mijë pensionistë duhet të marrin pensione më të larta nga shtatori.

Ndërtimi i projektit për rritjen e pensioneve është finalizuar në takimin e djeshëm të kryeministrit Hristijan Mickoski me ministren e Financave Gordana Dimitrievska Koçovska dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

Mickoski në Fejsbuk publikoi se bëhet fjalë për realizimin e premtimit zgjedhor ndaj pensionistëve.

“Fjala e dhënë është shenjtëri, detyrim dhe përgjegjësi. Shteti duhet të kujdeset për të moshuarit. Në bashkëpunim me ministren e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, jemi të përkushtuar që të gjejmë një zgjidhje urgjente që do të sjellë pensione më të larta për mbi 300 mijë pensionistë. Kjo zgjidhje jashtëzakonisht e rëndësishme, të cilën e premtuam gjatë zgjedhjeve, do të diskutohet në seancën e Qeverisë dhe me këtë tregojmë përkushtimin tonë për të dhënë rezultate dhe për të punuar me përkushtim për të gjithë, ka shkruar Mickoski në FB.

Ai njoftoi të mërkurën se do të ketë dy rritje lineare të pensioneve, me nivelim në shtator dhe një tjetër në mars. Rritja e pensioneve do të përfshihet në ribalancimin e Buxhetit, i cili është paralajmëruar për mesin e korrikut.

“Nga sa mund të shoh, edhe me buxhetin fillestar që është miratuar për këtë vit mungojnë rreth 2,5 miliardë denarë. Me shumë gjasa  do të kemi dy rritje lineare, njëra me nivelim tani në shtator prej 2500 denarë dhe tjetra në mars 2500 denarë të tjera. Së parë duhet të sigurojmë me ribalancin 2,5 miliardë denarë, rreth 40 milionë euro. Në buxhetin e kaluar për këtë vit mungojnë mjetet për pensionet aktuale. Janë shpenzuar për gjëra me të cilat mendoj se do të merren shumë organet hetimore në periudhën e ardhshme. Për këtë rritje fillestare, që do të jetë në shtator, për këta tre muaj shtator, tetor, nëntor, janë përgatitur edhe 2,5 miliardë denarë shtesë, sepse atëherë do të paguhen pensionet. Pjesa tjetër do të jetë në mars, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të një shkolle të re në vendbanimin e Shkupit, Draçevë.

Me këtë, theksoi Mickoski, praktikisht premtimi për rritje lineare të pensioneve prej 5.000 denarë në vitin e parë do të realizohet edhe më herët, jo deri në qershor, por deri në mars të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Me korrigjimin që duhet të bëhet në muajin shtator, pensionistët do të kenë rritjen e parë lineare prej 2.500 denarë, ndërsa rritja e radhës lineare, po ashtu prej 2.500 denarë do të jetë në muajin mars vitin e ardhshëm, theksoi mbrëmë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

“Pensionisti i cili me rritjen e muajit shtator ka pension prej 15.000 denarë, do të ketë pension prej 17.500 denarë, ndërsa me rritjen në mars të vitit të ardhshëm 20.000 denarë. Pension të tillë do të marrë çdo muaj dhe përshtatja e parë normale e pensioneve me koston e jetesës do të bëhet në shtator të vitit 2025”, tha Dimitrieska Koçoska në intervistën për TV Sitel.

Ajo ka theksuar se me ribalancin e Buxhetit do të duhet të sigurohen rreth 80 milionë euro që të mund të paguajnë pensionet e rritura. Prej tyre, siç tha ajo, rreth 40 milionë euro janë për rritje lineare, ndërsa 40 milionë euro të mbetura nuk i ka paraparë ish qeveria në Buxhetin e këtij viti për pagesën e parregullt të pensioneve. Në fokusin e ribalancit, siç tha ajo, do të jenë komunat, pensionet, paratë për paga, ndërsa çdo gjë tjetër do të shkurtohet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në seancën, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeveri, do të diskutohhet edhe për emërimin e personelit drejtues në disa institucione shtetërore.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski për vizitë në korpusin e NATO-s për diskolim të shpejtë në Selanik
Next Article Tryeza e rrumbullakët për forcimin e të drejtave të grave në punë dhe luftën kundër diskriminimit gjinor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?