Shkup, 15 maj – Me kërkesë të grupit parlamentar “E Majta” seanca e 48-të parlamentare e sotme e cila duhej të fillonte në orën 12:00 është shtyrë për një orë.
Arsyeja siç tha Sashko Jançev nga “E Majta” është kërkesa deri te kryetari dhe zëvendëskryetari i Kuvendit që të urdhërojë Sekretarin e përgjithshëm të qeverisë t’i përgjigjet kërkesës së deputetes Jovana Mojsovska se cili deputet sa shpenzime për rrugë ka bërë dhe sa ka qenë qiraja.
Jançev potencoi se deputetja Mojsovska fillimisht si deputete kërkoi informacion nga Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, ndërsa pasi nuk mori përgjigje, ajo dërgoi kërkesë të re si qytetare për të cilën mori përgjigje gjysmake.
Siç paralajmëron Jançev, derisa nuk i përgjigjet deputetes Mojsovska, në çdo seancë do të kërkojnë pauzë.