By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seancë e Gjykatës së Apelit pas kërkesës së babait të Vanja Gjorçeska për heqjen e masës së paraburgimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seancë e Gjykatës së Apelit pas kërkesës së babait të Vanja Gjorçeska për heqjen e masës së paraburgimit
Maqedoni

Seancë e Gjykatës së Apelit pas kërkesës së babait të Vanja Gjorçeska për heqjen e masës së paraburgimit

admin
Last updated: 22/02/2024 14:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 shkurt – Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot është mbajtur seancë publike pas kërkesës së mbrojtjes së Aleksandar Gjorçevski, babait të 14-vjeçarës së vrarë Vanja, që t’i hiqet masa e paraburgimit.

Siç informojnë për MIA-nga Gjykata e Apelit, Këshilli penal ende nuk ka marrë vendim, ndërsa kur ta marrë, gjykata do ta kumtojë përmes ueb-faqes së saj.

Mbrojtja e Gjorçevskit, përmes avokatit Vlladimir Tufegxhiq, kërkon heqjen e paraburgimit.

Tufegxhiq në deklaratë për MIA-n thotë se kërkon heqje të masës së paraburgimit për faktin se deri më sot nuk është paraqitur asnjë provë nga e cila del dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale, dhe as nuk na është mundësuar inspektim në lëndën.

“I dyshuari nuk mund të përsërisë një vepër që nuk e ka kryer. Këshillit gjykues iu tha se e gjithë kjo që po i ndodh babait është një gabim i madh dhe një tjetër tragjedi e madhe për të dhe familjen e tij. Këshillit i është vënë në dukje se i dyshuari është duke u torturuar në njësinë e paraburgimit të INE Burgu Shkup, se po merret në pyetje në qelinë e paraburgimit në mënyrë nën çdo dinjitet, në pozitë në këmbë, përballë murit me qëllim që të detyrojnë të pranojë dhe se për këtë me shkrim është njoftuar Prokurori Publik më 18 janar 2024. I dyshuari iu bashkua ankesës dhe deklaroi se nuk e kupton pse e gjithë kjo është për shkak se ai nuk njeh asnjë nga të dyshuarit, tha Tufegxhiq.

Avokati i Gjorçevskit gjithashtu thekson se ai nuk ka pasur ftesë për seancën e sotme publike dhe është njoftuar sot në mëngjes në ora 09:20 përmes telefonit.

Prokurorinë në këtë fazë e përfaqëson prokurorja e lartë Fatime Fetai. Prokuroria kërkon që Gjorçeski të mbetet në paraburgim, për shkak të rrezikut të arratisjes, pas kryerjes së veprës penale ndihmë në rrëmbim dhe për shkak të ndikimit te dëshmitarët.

Për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, në paraburgim janë edhe katër të dyshuar të tjerë, ndërsa i dyshuari i parë Lupço Palevski ndodhet në paraburgim në Turqi, pasi u arrestua me urdhërarrest në Belikesir më 5 dhjetor.

Minorenja Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor të vitit të kaluar. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shvërgovski: Gjykata mori vendim ligjor dhe të drejtë në rastin “Thesari”
Next Article ZGJEDHJET 2024/Maksim Dimitrievski kandidat i ZNAM për president

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?