Shkup, 12 dhjetor – Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu thotë se për tu anëtarësuar Maqedonia në Bashkimin Evropian, duhet t’i tejkalojë problemet me fqinjin bullgar, që siç tha, këto probleme duhet zgjidhur shpejt.
Sejdiu në “Daily Click” tha janë të sigurt se Maqedonia do të jetë pjesë e BE-së gjatë këtij mandati.
Sejdiu duke komentuar edhe kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, tha se BDI qëllimisht e ka bërë me mangësi ligjin për gjuhën shqipe që siç thotë, që kur të jetë në ditë të vështira, ta përdor atë.