By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve
Shqipëri

Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Lidhjet ekonomike dhe financiare me Bashkimin Evropian kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë shqiptare, ndërsa afro 75% e eksporteve të mallrave të Shqipërisë drejtohen drejt tregjeve të BE-së.

Këtë vlerësim ndau guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një seminar të Këshillit të Përgjithshëm të Bankës Qendrore Evropiane, zhvilluar në Frankfurt.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë guvernatorë të bankave qendrore të vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe atyre potencialisht kandidate, diskutimet u përqendruan te ndërvarësia ekonomike dhe financiare me Bashkimin Evropian dhe zonën e euros, si dhe te përhapja e goditjeve ekonomike mes vendeve.

Gjatë prezantimit të përvojës shqiptare, Sejko theksoi se integrimi i ekonomisë me tregjet evropiane ka mbështetur rritjen ekonomike, punësimin dhe përafrimin me ekonomitë e BE-së. Ai nënvizoi se Bashkimi Evropian mbetet burimi kryesor i investimeve të huaja direkte në Shqipëri, ndërsa grupet bankare evropiane kanë një prani të konsiderueshme në sistemin financiar vendas.

Guvernatori u ndal edhe te mënyra se si ekonomia shqiptare ka përballuar goditjet e jashtme, duke veçuar rolin e prodhimit vendas të energjisë elektrike nga hidrocentralet dhe forcimin e lekut.

Sipas tij, mbështetja te hidroenergjia ka ndihmuar në zbutjen e ndikimit të krizave të fundit energjetike, ndërsa forcimi i monedhës vendase ka kufizuar përcjelljen e inflacionit të importuar në çmimet e brendshme.

Në këtë drejtim, Sejko vuri në dukje rëndësinë e kuadrit të shënjestrimit të inflacionit dhe të regjimit të kursit të lirë të këmbimit, të cilat i japin Bankës së Shqipërisë mundësinë të përshtatë politikën monetare sipas kushteve të ekonomisë vendase, duke ruajtur stabilitetin e çmimeve.

Në seminar u diskutuan gjithashtu sfidat që burojnë nga luhatjet e çmimeve të energjisë, pasiguritë gjeopolitike dhe zhvillimet e inteligjencës artificiale, si faktorë që ndikojnë në ekonomitë dhe sistemet financiare.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe pavarësisë së bankave qendrore. Pjesëmarrësit theksuan se pavarësia institucionale është thelbësore për marrjen e vendimeve në përputhje me mandatin e tyre dhe mbi bazën e analizave ekonomike, në funksion të stabilitetit makroekonomik.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PD dërgon në Kushtetuese ligjin për ndarjen e re territoriale: Të shfuqizohet dhe pezullohet
Next Article Moti i keq anulon qindra fluturime në Ditën e Falënderimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?