By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë
Kulturë

Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë

admin
Last updated: 10/02/2025 14:50
By admin 10 Min Read
Share
SHARE

Nga: Ben Miller / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Këngëtaret e adhurojnë dhe ia kanë frikën. Një listë mbresëlënëse divash kanë lënë gjurmët e veta mbi këtë rol. Roli kryesor në operën Norma të Vincenzo Bellinit, ka qenë prej kohësh një nga ato role me të cilat një soprano e dëshmon veten – duke filluar me lutjen e butë dhe të qetë Perëndesha e dëlirë [Casta Diva], një arie operistike që të gjithë e kanë dëgjuar, përfshirë në filmat si Zonja e çeliktë [The Iron Lady] dhe Hakmarrësit: Epoka e Altronit [Avengers: Age of Ultron].

Lilli Lehmann, një soprano dramatike gjermane e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, ka thënë se do të ishte më e lehtë të këndonte të tria rolet e Brunildës nga cikli Unaza [Der Ring des Nibelungen] i Wagnerit, sesa një Normë. Yje të operës, si Renée Fleming dhe Anna Netrebko, fillimisht kanë shpallur debutimin e tyre në këtë rol, por më pas janë tërhequr.

Norma u vu në skenë për herë të parë më 26 dhjetor 1831 në “La Scala” të Milanos, një ditë pas Kërshëndellave – e konceptuar si një rol i jashtëzakonshëm për mbretëreshën e atëhershme të belkantos [bel canto], Giuditta Pasta – dhe përfaqëson jo vetëm një stil kompozicional, por edhe themelin e teknikës vokale operistike. Operat belkanto janë të ndërtuara rreth zërit, i cili u jep atyre formën, impulset dramatike dhe ndikimin emocional. Këngëtaret japin melodi të pafundme dhe shpalosin shtrirje të diapazonit vokal (të quajtura koloratura) përgjatë një “linje” vokali që shpreh si butësinë ashtu edhe fuqinë më të jashtëzakonshme. Ndërmjet arieve, recitativët e këndimit të folur [Sprechgesang] duhet të kenë autoritetin e monologëve të mëdhenj shekspirianë. Norma është në skenë për shumicën dërrmuese të operës, me pak mundësi për të një pushim për zërin.
Roli i Normës u krijua për sopranon italiane Giuditta Pasta, portretizuar këtu në rolin e Anë Bolenës së Donizettit

Këtë muaj, në Vjenë, adhuruesit e operës do të kenë mundësinë të shohin dy nga divat më të njohura të kohës teksa futen në petkun e Normës. Sopranoja e mendimit dhe ekspresionit, Asmik Grigorian, do të interpretojë në produksionin e ri të Vasily Barkhatovit në Teatrin e Vjenës [Theater an der Wien], që premierën do ta ketë më 16 shkurt – pas një vonese pesëvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërsa, më 22 shkurt, Federica Lombardi, e njohur për teknikën e saj vokale elegante dhe të ndjeshme, do të shfaqet në një produksion të ri të regjisorit francez Cyril Teste në Operën Shtetërore të Vjenës [Wiener Staatsoper].

“Nëse do të duhej vetëm të qëndroje në skenë dhe ta këndoje, do të ishte mjaft e vështirë fizikisht”, thotë Lombardi. “Por, kur shton edhe pjesën dramatike, interpretimin, bëhet edhe më e vështirë”. Si ajo, ashtu edhe Grigorian janë të përcaktuara të lënë gjurmën e veta në historinë e jashtëzakonshme të këtij roli. Prej viteve ’50 të shekullit XX, hija e gjatë e Maria Callasit ka mbizotëruar mbi të, falë performancave dhe incizimeve të saj ku Norma shfaqet me një zë magjepsës dramatik dhe me një temperament të zjarrtë. Në vitet 1960-‘70, Joan Sutherland dhe bashkëshorti i saj, dirigjenti Richard Bonynge, nisën rikthimin e veprës në rrënjët e saj të fillimshekullit XIX, duke rikuperuar pjesë e  hequra dhe ndryshimet e tonalitetit që ishin bërë për t’iu përshtatur këngëtareve. Në vitin 2013, mezosopranoja Cecilia Bartoli, e cila ka një zë më të lehtë, më të matur dhe më të ulët se shumica e Normave tradicionale, regjistroi një version sfidues të operës me synimin për të pastruar traditat e akumuluara me kalimin e kohës.

Shumica e këngëtareve (përfshirë Callasin) kanë zgjedhur të bëjnë shkurtime te vepra Norma: heqjen e pjesëve të përsëritura për të shkurtuar veprën, për të lehtësuar ngarkesën vokale dhe për të mbajtur ritmin dramatik. Megjithatë, Michele Mariotti, dirigjenti i produksionit të Lombardit, ka vendosur të përfshijë të gjitha këto pjesë. “Është e gjatë”, shpjegon Lombardi, “por më pëlqen. Bellini e ka shkruar kështu. Ndonjëherë mendojmë se përsëritja e së njëjtës muzikë dy ose tre herë është e tepërt, por kur mund të luash me interpretimin dhe të punosh me regjisorin për të gjetur mënyra të ndryshme për të thënë të njëjtën gjë, bëhet shumë interesante”.

Stili belkanto, shembulli më i famshëm i të cilit është Norma, është muzikalisht më i thjeshtë se operat e hershme baroke dhe klasike të Handelit dhe Mozartit, si dhe se operat e mëvonshme romantike të Verdit, Wagnerit dhe Puccinit. Muzika zhvillohet në struktura të përcaktuara, ndërsa shoqërimi orkestral është i thjeshtë, madje shpesh i thjeshtëzuar.

Ajo që e bën këtë muzikë të gjallë – përveç teknikës së përsosur – janë variacionet individuale në tempo dhe stil, kthesat melodike, shtimi i ornamentikave dhe formësimi i frazave. “Fuqia e belkantos së Bellinit qëndron në aftësinë për të ndërthurur meloditë e bukura me impulsin dramatik të linjës vokale të këngëtares”, thotë Lombardi. “Është prekëse dhe njëkohësisht shumë kërkuese”.
Federica Lombardi in rolin e Anë Bolenës në Operën Gjermane në Berlin më 2023

Sopranoja nis Norma-n duke dalë në skenë dhe duke kënduar Perëndeshën e dëlirë – duke kaluar nga recitativët e fuqishëm, te seksioni kryesor i aries në një gjendje transi, e deri te koloraturat e furishme që pasojnë. Por, sfida e vërtetë vjen më pas. Norma është udhëheqësja shpirtërore e popullit të saj – galëve. Ajo supozohet të jetë e dëlirë, por në vend të kësaj ka pasur një lidhje të fshehtë dhe ka lindur dy fëmijë me Polionin – prokonsullin romak që sundon Galinë. Kur Polioni thirret përsëri në Romë, ai shpall synimin për t’u kthyer me një nuse druide – jo Normën, por me mikeshën dhe bashkëpriftëreshën e saj, Adalxhizën, e cila nuk e di se Norma është rivalja e saj. E tronditur, Norma gati sa nuk vret fëmijët e vet.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Rrjeta komplekse e tradhtisë dhe hakmarrjes përfundon kur Norma pranon fajin e saj si tradhtare dhe sakrifikon veten mbi turrën funebre të druve, në një skenë ku partitura e vokalit eksploron çdo kënd dhe ngjyrë të gamës së saj vokale. Në momentin e fundit, Polioni pendohet dhe i bashkohet në flakë.

Në skenë, këto emocione ekstreme dhe situata melodramatike fitojnë peshë dhe thellësi psikologjike. Asmik Grigorian, vajza e dy këngëtarëve të operës, ka luajtur për herë të parë si fëmijë në veprën Norma, duke interpretuar vajzën e nënës së saj – sopranos Irena Milkevičiūtė – në skenë. “Ende e ndiej në lëkurë”, thotë ajo. “Nëna ime që vjen drejt meje me një thikë”.

E ëma e saj ishte një nga sopranot e para lituaneze që këndoi Normën në arenën ndërkombëtare. Për vite me radhë, Grigorian u përpoq të shmangte krahasimet me të. Pas një performance të jashtëzakonshme të Salomës [Salome] së Straussit në Salzburg në vitin 2018, ajo ka marrë vlerësime të shkëlqyera për interpretimet e saj të detajuara në aspektin vokal dhe tronditëse në aspektin psikologjik në një sërë rolesh – nga opera e vonshme romantike deri te ajo moderne.

Asmik Grigorian gjatë ushtrimeve të Salomës së Richard Straussit në Salsburg më 2018

Sa i përket belkantos, ajo e mirëpret sfidën. “Norma është ndoshta gjëja më e shëndetshme për zërin tim që kam kënduar ndonjëherë”, thotë ajo. “Kur këndon Salomën ose Turandotën [Turandot nga Giacomo Puccini], në këto role të mëdha ka rrezik të gënjesh veten. Zëri mund të humbasë fleksibilitetin, aftësinë për të lëvizur, për të qenë i butë”. Interpretimi i saj i Normës do të përfshijë të gjitha shkurtimet tradicionale, duke ndjekur një traditë të vendosur që nga koha e Callasit. “Po përpiqem ta sjell këtë muzikë më afër natyrës sime dhe natyrës së zërit tim”, thotë ajo.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Janë të larta pritshmëritë nga adhuruesit, të cilët mund të jenë tejet kritikë ndaj sopranove që, sipas tyre, nuk e interpretojnë rolin siç duhet. Grigorian po i qëndron larg incizimeve teksa përgatitet për debutimin e saj. “Nuk më pëlqen të dëgjoj shumë (kur përgatitem për një rol)”, thotë ajo, “sepse menjëherë filloj të kopjoj. Kur dëgjoj këngëtaret që kopjojnë interpretueset e mëparshme, e dalloj menjëherë, dhe nuk dua të dëgjoj një tjetër version të Maria Callasit”.

Grigorian ia kushton nënës interpretimin e Normës, këshillën e së cilës shpesh e kërkon. “Teknikisht, fokusohemi te mënyra si duhet kënduar”, thotë ajo. “Por, kur flasim për personazhin, kemi mendime krejtësisht të ndryshme”.

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Spiropali pret ambasadorin e Suedisë, Ström: Intensifikim i bashkëpunimit parlamentar
Next Article “Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?