By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Seksioni i aktiviteteve të zbatuara të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” në 2024
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Seksioni i aktiviteteve të zbatuara të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” në 2024
Maqedoni

Seksioni i aktiviteteve të zbatuara të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” në 2024

admin
Last updated: 17/12/2024 16:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor  – Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, mori pjesë në takimin final të Bordit Menaxhues të projektit shumëvjeçar “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”, i cili shqyrtoi aktivitetet e realizuara gjatë vitit të kaluar dhe shënoi përfundimin e Projektit.

Zëvendësministrja theksoi se zbatimi i suksesshëm i Projektit, aktivitetet e të cilit janë zbatuar që nga viti 2017, tashmë ka nxitur ndryshime në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në nivel rajonal, pra në nivelin e pellgut lumor. Ai gjithashtu përshpejtoi procesin e transformimit nga një reagim i thjesht reaktiv ndaj përmbytjeve në një menaxhim integral dhe sistematik të rreziqeve, cenueshmërisë dhe ekspozimit të komuniteteve.

Rajoni i Pollogut ka një histori të fatkeqësive të forta natyrore, të cilat në vitin 2015 dhe 2016 rezultuan me dëme të mëdha materiale që vlerësohen në rreth 20 milionë euro dhe humbje të disa jetëve në fshatin Shipkovicë. Rrjedhimisht, ndër të tjera, në kuadër të Projektit kemi ndërhyrë duke zbatuar masa për mbrojtjen strukturore dhe bioinzhinjerike nga përmbytjet në fshatin Shipkovicë.

Gjithashtu, u hartuandisa studime dhe plane për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet, si Studimi në lidhje me opsionet alternative për menaxhimin e sedimenteve në Basenin e Vardarit të Sipërm dhe Plani i Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet në Basenin e Vardarit të Epërm, ku janë vendosur prioritetet dhe investimet e masave zbutëse dhe elasticiteti ndaj rrezikut nga përmbytjet në nivel pellgu.

Trajnimet e mbajtura për ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe institucioneve përkatëse, sipas Lashkoskës, janë me përfitim të madh, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me fatkeqësitë e reja të mundshme natyrore, veçanërisht me vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ishte e përfshirë në mënyrë aktive gjatë gjithë realizimit, sepse projekti është i një rëndësie jetike për popullatën e këtij rajoni dhe për vendin në përgjithësi. Po ashtu kemi arritur të mbështesim financiarisht disa aktivitete siç janë aktivitetet në pellgun e Vardarit të Epërm-Jegunovcë dhe Vardarit të Epërm-Gostivar, si dhe kemi dhënë kontribut kombëtar në masat intervenuese në Shipkovicë”, shtoi zëvendësministrja.

Në takim ishin të pranishëm edhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ullmann dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorijan.

Projekti financohet nga Qeveria e Zvicrës, dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Vizer” fillon me shitje të biletave për linjat e reja ajrore për në Barcelonë, Lion dhe Shtutgart
Next Article QKC: Rreziku më i madh për korrupsion në komuna, është gjatë dhënies së lejeve dhe shitjes së tokës ndërtimore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?