By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Selmani: Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë kujdes që të mos marrë vendim politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Selmani: Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë kujdes që të mos marrë vendim politik
Maqedoni

Selmani: Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë kujdes që të mos marrë vendim politik

admin
Last updated: 08/12/2024 15:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 dhjetor – Roli i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të jetë aspak politik, por ruajtja e sigurisë juridike dhe karakterit universal të të drejtave të njeriut ka deklaruar profesori universitar Bashkim Selmani duke komentuar nismat për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Selmani ka theksuar se në vend ka mbi 250 intelektual pjesë e universiteteve që reagojnë për ligjin e gjuhëve, andaj gjykata duhet t’i rishqyrtojë vendimet e saja duke u mbështetur në gjendjen faktike.

“Kur kemi mbi 250 intelektual e universitete që reagojnë mbi një të drejtë atëherë gjykata duhet ta revidoj dhe të shqyrtoj vendimin e saj në dhe ta mbështesë atë në gjendjen faktike. Nëse nuk do të ndodh kjo atëherë me të drejtë çdo ndjenjë e qytetarit kufizohet, dhe nga ana tjetër, bagazhi i kombit shqiptar krahasohet me atë maqedonas, shkaku se ne kemi respektuar gjuhen maqedonase, dhe nëse ne nuk e mohojmë një të drejtë të këtillë, përse duhet të na mohohet kjo e drejtë gjuhësore që ka qenë me shekuj me formën e saj, edhe pse pjesërisht është e kufizuar në përdorim praktik. Do ishte më universale sikur gjykata Kushtetuese do plotësonte këtë Ligj, ta lexoj gjendjen faktike dhe të reagoj aty ku nuk e kanë respektuar institucionet sepse ky është roli dhe funksioni i gjykatës Kushtetuese”, tha Bashkim Selmani, profesor Universitar.

Selmani është shprehur se gjykata Kushtetuese duhet të marrë parasysh edhe reagimet dhe pasojat e vendimeve të saja.

“Nëse do të marrë karakter politik, askush nuk mund të thotë se çka do të ndodh, sidomos kur dihet se reagimet publike janë të shumta dhe në këto raste Gjykata Kushtetuese në bazë të kësaj gjendjeje, duhet të mat veprimet e saja dhe të jetë universale ose nga ana tjetër ta abrogoj për një kohë të pacaktuar vendimin e saj, sidomos kur dimë se reagimet e para ndodhën pikërisht nga brenda gjykatës, siç ishin apelimet e dy gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese e që është një bazë se problemi është nga brenda dhe jo nga jashtë andaj duhet edhe të bazohet në këtë gjendje faktike”, shtoi ai.

Një ditë më parë, rreth 200 intelektualë vendosën firmën e tyre në letrën drejtuar gjykatësve kushtetues duke kërkuar që të mos abrogohet e drejta e përdorimit të shqipes.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shtëpitë e të moshuarve bëhen “atraksion”? Pritje të gjata për të zënë vend
Next Article Mexhiti: U djeg loja, gjuha shqipe nuk cënohet, po cënohen milionat e BDI

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?