By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Senati drejt miratimit të një pakete të re ndihmash për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Senati drejt miratimit të një pakete të re ndihmash për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët
Bota

Senati drejt miratimit të një pakete të re ndihmash për Ukrainën, Izraelin dhe aleatët

admin
Last updated: 09/02/2024 14:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Senati amerikan ra dakort të enjten të propozojë një paketë të re ndihmash prej 95 miliardë dollarësh, me një votim procedurial 67 me 32, që mundëson paraqitjen në vazhdim për votim në seancë plenare. Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin.

Pas disa orësh negociatash, Senati arriti të sigurojë minimumin prej 60 votash që nevojitet për të kaluar në një votim të plotë paketën e ndihmave, ku përfshihen edhe miliarda dollarë ndihma për vendet e rajonit Indo-Paqësor që përballen me agresionin kinez.

Propozimi ishte paraqitur mbrëmjen e së mërkurës nga drejtuesi i shumicës në Senat, senatori demokrat Chuck Schumer, pasi një marrëveshje dy partiake me buxhet prej 118 miliardë dollarësh që përfshinte edhe masat për sigurinë kufitare dështoi në Senat, megjithëse ishin bërë muaj të tërë negociatash.

Senatori Schumer tha se ishte konsultuar me Shtëpinë e Bardhë për një plan të dytë, pasi u njoftua se ish presidenti Donald Trump kishte kontaktuar senatorët republikanë për t’u kërkuar të mos e votonin marrëveshjen dypartiake.

“E dinim rreth një javë më parë kur ndërhyri Trump-i dhe tha se donte ta bënte politike. Ai tha se preferon kaosin në kufi, pasi mendon se kjo e ndihmon në zgjedhje. E dinim se mund të na duhej një opsion i veçantë”, u tha gazetarëve zoti Schumer.

Nëse miratohet nga Senati në seancë plenare, marrëveshja dypartiake do të rrisë kapacitetet e sistemit të emigracionit, do t’i japë fund praktikës që u lejon emigrantëve të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara ndërsa ndjekin procesin e kërkesës për azil dhe do t’u lejojë presidentëve amerikanë ta mbyllin përkohësisht kufirin SHBA-Meksikë, nëse numri i personave që kalojnë kufirin arrin në një nivel të caktuar. Senatorët republikanë konservatorë thanë se propozimi nuk bën mjaftueshëm.

“Ky projektligj nuk e ndreq”, tha senatori Ted Cruz më herët këtë javë. “Kuptojeni se kjo krizë kufitare është e qëllimshme. E shkaktoi Joe Biden-i. E shkaktoi me veprimet e tij të njëanshme”.

Çështja e emigracionit, e pazgjidhur prej kohësh nga Kongresi dhe nga presidenca të njëpasnjëshme republikane dhe demokrate, u përfshi me shpejtësi këtë vit në politikë me fushatat elektorale për zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit.

Senati pritet të punojë gjatë fundjavës me projektligjin.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Presidenti Biden tha gjatë një konference për shtypin të martën se do ta konsiderojë ish presidentin Trump përgjegjës për mbërritjen e më shumë emigrantëve. Sipas ligjit të tanishëm, shumë prej personave që hyjnë në mënyrë të paligjshme dhe kërkojnë azil, mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara për muaj, apo vite, derisa sistemi i mbingarkuar i gjykatave të emigracionit të shqyrtojë rastin e tyre.

Me mosmiratimin e projektligjit për emigracionin, tashmë Senati pritet të shqyrtojë propozimin që i ofron ndihma Ukrainës dhe Izraelit, pa përfshirë propozimet për emigracionin dhe kufirin.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Homofobet s’kanë vend në Kuvend”, YIHR-ja i dërgon letër Konjufcës – kërkojnë shkarkimin e Duda Baljes dhe Labinotë Demi Murtezit
Next Article Mexhiti e Aliu prezent në seancën e Kuvendit, përshëndetën Selën e Ahmetin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?