By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR-it në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR-it në Kosovë
Bota

Serbët angazhuan 27 vajza për të joshur zyrtarët e KFOR-it në Kosovë

admin
Last updated: 19/05/2026 21:38
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Podgoricë, 19 maj Zhurnal.mk – Në vitin 2002, Mali i Zi u përfshi nga një prej skandaleve më të mëdha politike dhe mediatike të periudhës post-Jugosllavi. Gjithçka nisi kur një grua nga Moldavia, e identifikuar si Svetlana Cebotarenko, (ose vetëm me inicialet S.Ç). akuzoi zyrtarë të lartë, policë, biznesmenë dhe figura politike për trafikim seksual dhe prostitucion.

Sipas dëshmisë së saj, ishte mbajtur me forcë, ishte rrahur, uritur dhe shfrytëzuar seksualisht nga persona të lidhur me rrjete kriminale.

Në nëntor të vitit 2002, S.Ç. arriti të largohej nga personat që, sipas saj, e mbanin peng dhe gjeti strehim në një shtëpi të sigurt për gratë në Podgoricë. Aty ajo dha dëshmi tronditëse për abuzimet që pretendonte se kishte përjetuar. Deklaratat e saj çuan në arrestimin e katër personave në dhjetor 2002, mes tyre edhe zëvendësprokurorit të shtetit në Mal të Zi, Zoran Piperoviç.

Rasti shpërtheu menjëherë në media dhe shkaktoi krizë politike, pasi opozita dhe një pjesë e opinionit publik nisën të kërkonin përgjegjësi nga pushteti i asaj kohe, i drejtuar nga koalicioni DPS-SDP. DPS, ose Partia Demokratike e Socialistëve, ishte partia e drejtuar nga Milo Gjukanoviç dhe forca kryesore politike në Mal të Zi për dekada. Ndërsa SDP ishte Partia Socialdemokrate, aleate e DPS-së dhe mbështetëse e linjës pro-perëndimore dhe të pavarësisë nga Serbia.

Në atë periudhë, Mali i Zi ishte ende në union shtetëror me Serbinë dhe po afrohej momenti kur Podgorica po mendonte seriozisht për referendum pavarësie. Pikërisht këtë moment, Gjukanoviç thotë sot se tentuan ta shfrytëzonin qarqe politike dhe të sigurisë nga Beogradi.

Në një intervistë të fundit për Televizionin E, ai pretendon se “afera S.Ç.” nuk ishte vetëm një çështje kriminale, por pjesë e një operacioni më të madh nga Beogradi për destabilizimin e Malit të Zi dhe pengimin e shkëputjes nga Serbia. Sipas tij, objektivi ishte që përmes skandalit të krijohej ideja se Mali i Zi ishte i korruptuar, i lidhur me trafikimin dhe pa kapacitet për të ndërtuar shtet funksional.

Gjukanoviç thotë se pas gjithë operacionit qëndronin struktura të afërta me ish-presidentin jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe shërbimet ushtarake serbe. Por pjesa më e fortë e intervistës dhe rrëfimit të tij lidhet me Kosovën.

Sipas tij, në të njëjtën periudhë po përgatitej edhe një operacion për komprometimin e KFOR-it. Ai pretendon se 27 vajza po trajnoheshin për të joshur zyrtarë të lartë të misionit ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim krijimin e skandaleve seksuale që do të dëmtonin imazhin e KFOR-it dhe pranisë ndërkombëtare në rajon.

“Synimi ishte komprometimi i KFOR-it në Kosovë dhe i drejtuesve të tij ushtarakë. Për këtë qëllim po përgatiteshin 27 vajza, të cilat duhej t’u afroheshin zyrtarëve të lartë ushtarakë të KFOR-it. Mes tyre ishte edhe S.Ç. Informacionet që kishim atëherë tregonin se ajo po trajnohej në ambientet e stadiumit të Obiliçit. Fatmirësisht, KFOR-i dhe UNMIK-u siguruan informacionet në kohë dhe e penguan këtë aktivitet”, deklaroi Gjukanoviç.

Ai akuzon edhe disa figura brenda institucioneve malazeze të kohës për mungesë profesionalizmi dhe ambicie personale që, sipas tij, ndihmuan në fryrjen e skandalit. Në veçanti përmend ish-ministrin e Brendshëm Andrija Joviçeviç, për të cilin thotë se e përdori çështjen për interesa politike personale.

Në qendër të gjithë historisë mbeti S.Ç., e cila më vonë u largua nga Mali i Zi. Gjukanoviç tha se ambasadori i OSBE-së në Beograd, Mauricio Masari, kishte kërkuar ndihmën e tij për të lejuar largimin e saj nga vendi. Ai tha se kishte pranuar vetëm me kushtin që S.Ç. të mbetej e disponueshme për organet e drejtësisë malazeze, por më pas autoritetet nuk kishin arritur ta gjenin më. Vite më vonë gjykatat malazeze e dënuan në mungesë për dëshmi të rreme.

You Might Also Like

Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit

Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare

​Marco Rubio viziton Suedinë për takimin ministror të NATO-s

NATO po shqyrton një mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamza për Fatmir Limajn: Jemi bashkë, do jemi më të fuqishëm
Next Article ​Marco Rubio viziton Suedinë për takimin ministror të NATO-s
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?