By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE
Kosovë

Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE

admin
Last updated: 28/11/2026 13:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa i normalizuar plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, gjë që, sipas tij, nënkupton njohjen e Kosovës dhe shkëmbimin e ambasadorëve mes dy vendeve.

Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Serwer ka deklaruar se kushtëzimi i Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është i qartë për vendet anëtare të BE-së.

“Është shumë e qartë për këdo që ka tru në Beograd se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian derisa të normalizojë plotësisht marrëdhëniet me Kosovën, që sipas meje do të thotë ta njohë dhe të shkëmbejë ambasadorë me Kosovën”, ka thënë Serwer.

Gjatë diskutimit, Surroi ka theksuar se ky qëndrim është i shkruar si politikë zyrtare vetëm në Washington, ndërsa ka rikujtuar se pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë, Serwer ka thënë se të paktën pesë shtete të tjera anëtare të BE-së nuk do ta pranonin Serbinë në Union pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Surroi ka vlerësuar se ky numër mund të jetë edhe më i madh.

Serwer ka thënë se nuk e sheh të nevojshme që kushtet ndaj Serbisë të përsëriten vazhdimisht, pasi, sipas tij, ato janë të qarta prej kohësh. Ai ka shprehur më shumë shqetësim për mungesën e përparimit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite caktimi i seancës plenare
Next Article Studentët e UP-së protestojnë sot para rektoratit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?