By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shajn: Presidenca daneze me BE-në në vitin 2025 do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të përparojë në rrugën e integrimeve evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shajn: Presidenca daneze me BE-në në vitin 2025 do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të përparojë në rrugën e integrimeve evropiane
Maqedoni

Shajn: Presidenca daneze me BE-në në vitin 2025 do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të përparojë në rrugën e integrimeve evropiane

admin
Last updated: 22/05/2024 15:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 maj – Zgjerimi i BE-së do të jetë element i rëndësishëm nga kryesimi i Danimarkës me Bashkimin Evropian në vitin 2025. Kopenhaga do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në rrugën e eurointegrimeve, porositi ambasadorja daneze Suzane Shajn në fjalimin e saj të rastit në shënimin e 30 viteve nga Konsullata e përgjithshme e Mbretërisë së Danimarkës në Shkup.

“Lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës janë ndërtuar në vlera të ndara, interes të ndërsjellë dhe pikëpamje të ngjarjeve në botë. Aspekti kyç nga puna e jonë gjatë përforcimit të këtyre lidhjeve është t’i ndihmojë vendit të përparojë në rrugën e tij drejt BE-së. Atë punë me siguri do ta vazhdojmë me Qeverinë e re. Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj se Danimarka do ta ndërmerr kryesimin me Bashkimin Evropian në vitin 2025, ndërsa zgjerimi i BE-së do të jetë element i rëndësishëm i kryesimit tonë. Me të gjitha angazhimet e Danimarkës në Maqedoninë e Veriut, Konsullata e përgjithshme e Mbretërisë së Danimarkës ka pasur rol qendror dhe kjo do të vazhdojë të jetë ashtu”, tha ambasadorja Shajn.

Ajo theksoi se Konsullata e përgjithshme daneze me seli në Shkup, filloi me punë në korrik të vitit 1994, me dekret të dhënë nga Mbretëresha daneze Margarete II, e cila për konsullat të përgjithshëm të nderit e emëroi Trajçe Mukaetov. Në vitin 2007, funksionin konsullat i përgjithshëm i nderit e ndërmerr djali i tij, Zhivko Mukaetov.

Aplikacione për viza, leje pune, pasaporta daneze, patent shoferi, kriza e refugjatëve në vitin 1999, hyrja e Danimarkës në Zonën Shengen në vitin 2002, asistimi gjatë vizitave të larta shtetërore, ndihmë gjatë sfidave të shumta, me të cilat shtetasit danezë janë ballafaquar në vend, por edhe promovimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kultura daneze në vend, janë pjesë e aktiviteteve, të cilat kjo Përfaqësi konsullare i punon tashmë 30 vite.

Krahas jubileut, ambasadorja daneze theksoi edhe një rast shtesë pët të festuar – ndarje e dekoratës Kalorësi i Klasit të Parë nga Urdhri i flamurit danez për konsullin Mukaetov, që paraqet ngritje në nivel më të lartë nga emërimi i tij në Kalorës të Urdhrit të flamurit danez, dekoratë që Mukaetoiv e ka fituar në vitin 2016.

Konsulli i përgjithshëm Mukaetov iu falënderua ekipit të tij në Konsullatë dhe familjes për përkrahjen e tyre të parezerv për punën e tij.

“Këtu në konsullatë do të vazhdojmë me punën tonë në mënyrën më të mirë të mundur dhe si dhe çdoherë, do të tentojmë t’i ofrojmë shërbim sa më të mirë Mbretërisë së Danimarkës”, tha Mukaetov, duke i dëshiruar ambasadores Shajn shumë fat në miisonin e saj të ri ambasadore në Belgjikë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Dekorata e flamurit danez për herë të parë është vendosur në vitin 1671 nga ana e Mbretit Kristian V, kur Klasi ka pasur vetëm një shkallë të quajtur Kalorës i bardhë. Në vitin 1808, me iniciativë të Mbretit Frederik IV, Urdhri i flamurit danez është ndarë në katër shkallë, prej të cilëve i pari i rezervuar për anëtarë të familjes mbretërore. Kjo mirënjohje e jashtëzakonshme, që është një nga më të vjetrat në botë, jep respekt për punën e përkushtuar për interesat e Mbretërisë së Danimarkës, për shërbim të merituar shtetëror ose ushtarak, për kontribut të posaçëm në sferat e artit, shkencës ose të biznesit.

Regjistri i dekoratave mbretërore daneze të kalorësve, që udhëhiqet nga viti 1884 përmban rreth 40.000 autobiografi të personave të dekoruar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga qershori i vitit 2023, Mukaetov po ashtu e kryen edhe funksionin Konsull i Mbretërisë së Norvegjisë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Veprimet që mund ta dërgojnë martesën drejt fundit
Next Article Biopiku i mërzitshëm i heroinës së “Tangos së fundit”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?