By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shala-PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shala-PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve
Maqedoni

Shala-PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

admin
Last updated: 06/05/2025 11:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka ngritur shqetësimin lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për herë të tretë për qytetarët e Kosovës brenda një mandati të Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Shala, në një konferencë për media, tha se kjo rritje është selektive dhe diskriminuese, sepse godet drejtpërdrejt konsumatorët shqiptarë, ndërkohë që retorika e dikurshme opozitare e kësaj qeverie premtonte ulje drastike të çmimeve dhe rikthim të kontrollit publik.

“Kemi një realitet të dëmshëm, ku në vend të kontrollit publik, kemi fitime të garantuara për kompanitë private KEDS, KESCO, NOA dhe GEN, ndërsa qytetari i zakonshëm paguan gjithnjë e më shumë.  Qeveria, në vend që të mbrojë interesin publik, është kthyer në lobues dhe mbështetës të aferave korruptive. Sot kemi brenda territorit të Republikës tregje energjetike mbi baza etnike. Sot kemi monopolizim mbi 90 % të importit të energjisë nga kompania GEN dhe NOA. Sot ne importojmë energji elektrike me çmim 100 % më shtrenjtë se në bursat ndërkombëtare. Sot bizneset që po pritet të dalin në tregun e lirë kanë marrë ofertat me 225% më shtrenjtë se çmimi aktual i bursës. Sot shumë biznese po mbyllen apo po ikin jashtë Kosovës, shihni rastin e Feronikelit. Sot kemi rënie të prodhimit në mënyrë drastike në KEK, e tërë politika e kësaj korporate është në favorizim të kompanive private importuese të energjisë”, theksoi ai.

Shala tha se në këtë skemë të dështimit sistematik bëjnë pjesë KOSTT-i dhe ZRRE-ja, e cila me zell të paprecedent ka garantuar rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe është shndërruar në zëdhënëse edhe barrikadë mbrojtëse të qeverisë në shkuarje duke mbuluar në heshtje edhe aferat e mëdha korruptive, siç është rasti lidhur me raportin e monitorimit nga ZRRE ndaj Ibër-lepencit.

“Një sektor energjetik i degraduar. Stabilitet i cenuar. Transparencë dhe konkurrencë e munguar. Interesi publik i nëpërkëmbur. Dhe një klimë gjithnjë e më e rënduar për ekonominë dhe jetën e qytetarëve tanë. Të vetmit që kanë përfituar janë kompanitë tregtare dhe grupet klienteliste, për të cilat kjo qeveri ka kujdes të veçantë përmes emërimeve të kontrolluara në institucionet kyçe. Sot, më shumë se kurrë, duhet të flasim për energjinë si të drejtë dhe si nevojë publike. Pa energji të qasshme dhe të qëndrueshme, nuk mund të ketë as mirëqenie, as zhvillim”, shtoi deputeti i PDK-së.

Shala u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë thellësisht çdo segment të sektorit energjetik.

“Sapo të konstituohet Kuvendi i ri, do të shfrytëzojmë të gjithë mekanizmat parlamentarë për të shqyrtuar çdo veprim dhe mosveprim në menaxhimin e sektorit energjetik. Si PDK, do të jemi zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit qytetar, në çdo instancë dhe në çdo forum”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ambasadori Malaj: Kosova ka të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje politike
Next Article Presidentja Osmani: Aganin e vrau makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?