By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari-Tiganj: Kroacia mbështetje e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari-Tiganj: Kroacia mbështetje e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian
Maqedoni

Shasivari-Tiganj: Kroacia mbështetje e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian

admin
Last updated: 31/08/2026 14:34
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Nives Tiganj, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe procesit të integrimit evropian.

Në takim u shqyrtuan aktivitetet aktuale reformuese dhe prioritetet e ardhshme në kuadër të zbatimit të Agjendës së Reformave, me fokus të veçantë në harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e Bashkimit Evropian, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Ministri Shasivari vlerësoi përvojën e Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një përvojë të rëndësishme për Maqedoninë në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

“Kroacia është mike dhe mbështetëse e jona në rrugën drejt integrimit evropian. Përvoja e saj në procesin e anëtarësimit në BE është një vlerë e rëndësishme që mund ta shfrytëzojmë në procesin tonë reformues”, theksoi Shasivari.

Në takim u konfirmua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në fushën e drejtësisë, me synim avancimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeparlamentari Gashi e akuzon BDI-në për keqpërdorim të Rregullores së Parlamentit
Next Article Deputetë bullgarë e ndjekin gjyqin e Iva Mihailovës në Koçan rasti hap më shumë pyetje të paqarta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?