By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari: Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në burgje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari: Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në burgje
Maqedoni

Shasivari: Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në burgje

admin
Last updated: 02/09/2026 13:50
By admin 3 Min Read
Share
Screenshot
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në burgje është një nga prioritetet e reformës së sistemit penitenciar, duke nënvizuar se rrjetet kriminale nuk njohin kufij dhe se përgjigjja institucionale duhet të jetë e përbashkët dhe rajonale.

Në Konferencën Rajonale “Krimi i organizuar në burgje – forcimi i integritetit, kapaciteteve të inteligjencës dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore”, organizuar nga Misioni i OSBE-së dhe Ambasadës së SHBA-së, Shasivari theksoi se rrjetet kriminale shfrytëzojnë dobësitë institucionale dhe i ndërlidhin aktivitetet e tyre në disa shtete.

“Rrjetet kriminale komunikojnë përtej kufijve, shfrytëzojnë dobësitë e institucioneve dhe i ndërlidhin aktivitetet e tyre në disa shtete. Na nevojitet shkëmbim më i shpejtë dhe më efikas i informacionit të inteligjencës, koordinim më i mirë ndërinstitucional, vlerësim i përbashkët i rreziqeve të sigurisë dhe korrupsionit, si dhe ndërtim i përbashkët i kapaciteteve”, porositi Shasivari.

Ministri i Drejtësisë theksoi se gjatë periudhës së kaluar janë ndërmarrë masa konkrete për forcimin e sistemit penitenciar dhe rritjen e rezistencës së tij ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në kuadër të masave të ndërmarra, janë punësuar 100 zyrtarë të rinj, janë vendosur trajnime të specializuara kundër korrupsionit, ndërsa janë formuar edhe njësi për inteligjencën e burgjeve në Idrizovë, Shtip, Prilep dhe Burgun e Shkupit.
Paralelisht, Ministria e Drejtësisë po punon në profesionalizimin e menaxhimit të sistemit penitenciar përmes përgatitjes së ndryshimeve ligjore, me të cilat parashihet që pozitat drejtuese në policinë e burgjeve t’u besohen profesionistëve me përvojë nga vetë sistemi.

Në drejtim të përmirësimit të kushteve në institucionet ndëshkuese-korrektuese, janë siguruar 25 milionë euro për ndërtimin e objekteve në SHNK Idrizovë, në kuadër të një projekti me vlerë prej 46 milionë euro, me qëllim krijimin e kushteve më të sigurta dhe më të përshtatshme, në përputhje me standardet evropiane.

Shasivari u ndal edhe te zhvillimi i probacionit dhe mbikëqyrjes elektronike, si pjesë e rëndësishme e politikës moderne penitenciare. Në vitin 2025 është shqiptuar aktgjykimi i parë për burgim shtëpiak me mbikëqyrje elektronike, ndërsa deri më tani janë marrë 11 vendime gjyqësore për zbatimin e kësaj mase.

“Asnjë shtet nuk mund të përballet i vetëm me krimin e organizuar. Na nevojitet shkëmbim më i shpejtë i informacionit të inteligjencës, koordinim më i mirë dhe ndërtim i përbashkët i kapaciteteve. Siguria e burgjeve, siguria e institucioneve dhe siguria e rajonit tonë janë përgjegjësi e përbashkët”, theksoi ministri Shasivari.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hetime për kredinë hungareze për Maqedoninë e Veriut
Next Article Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?