By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shatunas: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet, ndërsa obligimet e ndërmarra duhet të implementohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shatunas: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet, ndërsa obligimet e ndërmarra duhet të implementohen
Maqedoni

Shatunas: Çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për eurointegrimet, ndërsa obligimet e ndërmarra duhet të implementohen

admin
Last updated: 11/10/2024 15:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 tetor – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Simonas Shatunas, vendi i të cilit këtë vit shënon 20 vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në intervistën për MIA-n ka thënë se çështjet bilaterale nuk guxojnë të jenë pengesë për procesin e negociatave dhe anëtarësimit, por nga ana tjetër është me rëndësi që obligimet e ndërmarra të implementohen.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i Lituanisë për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar dhe nëse ka njohuri për qëndrimin e anëtareve të tjera të Unionit, Shatunas nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete dhe është shprehur se ata konsiderojnë që të ketë më pak çështje bilaterale, por të vazhdohet me zbatimin e asaj që është ndërmarrë si detyrim deri më tani, me qëllim që më tej, “tërësisht të shmangen çështjet bilaterale në procesin e negociatave”.

“Siç e thashë edhe më parë, ne konsiderojmë se çështjet bilaterale nuk duhet ta lënë nën hije apo pengojnë procesin e negociatave dhe anëtarësimit. Nga ana tjetër, është shumë me rëndësi kur lidhen marrëveshjet dhe ndërmerren masa që të mos ketë ndalesë dhe të mos ketë rihapje të çështjeve, sepse duhet që detyrimet të zbatohen, përndryshe mund të vjen te ndonjë realitet i ri dhe vonesa të përsëritura. Prandaj ne konsiderojmë se duhet të ketë sa më pak çështje bilaterale, por nëse merren detyrime, atëherë është më mirë të vazhdohet me zbatimin dhe procesin që të ecet përpara, sepse kjo është e gjithë ideja, të shmangen çështjet bilaterale nga procesi i negociatave”, ka thënë Shatunas.

Në intervistën, Shatunas flet për qëllimin e vizitës së tij, për bashkëpunimin bilateral dhe përvojat që Lituania mund t’i ofrojë vendit në procesin e integrimit evropian, por edhe për vetë procesin dhe sa i gjithë procesi drejtohet realisht nga sistemi meritor dhe a është i mbrojtur nga bilateralizimi.

Intervista e plotë me zëvendësministrin për Punë të Jashtme të Lituanisë, Simonas Shatunas me video- material do të publikohet nesër.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një aeroplan ushtarak i Moskës është rrëzuar në jug të Rusisë – mediat sjellin detaje
Next Article T.I. konfirmon tërheqjen nga koncertet: Nuk më duhen më para

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?