By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA-ja planifikon ta ndalojë TikTok-un, reagon shefi ekzekutiv i aplikacionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > SHBA-ja planifikon ta ndalojë TikTok-un, reagon shefi ekzekutiv i aplikacionit
Teknologji

SHBA-ja planifikon ta ndalojë TikTok-un, reagon shefi ekzekutiv i aplikacionit

admin
Last updated: 16/03/2024 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shefi ekzekutiv i TikTok-ut, Shou zi Chew, u ka bërë thirrje përdoruesve amerikan që të bllokojnë projektligjin i cili mund të ndalojë aplikacionin në SHBA.

Përmes një videoje të publikuar, Chew u bëri thirrje 170 milionë përdoruesve amerikan që të kundërshtojnë ndalimin e tij.

“Vazhdoni të ndani historitë tuaja, ndajini ato me miqtë tuaj, me familjen tuaj, ndajini ato me senatorët tuaj”, tha CEO i TikTok.

Bëhet e ditur se përdoruesit e aplikacionit kanë zhvilluar një fushatë për ndalimin e projektligjit, por ai mori shumicën e votave nga Dhoma e Përfaqësueve.

Nëse projektligji kalon, TikTok do të duhet të ndahet nga kompania e tij kineze mëmë ByteDance brenda gjashtë muajve, ose do të ndalohet në SHBA, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, edhe ish-presidenti Donald Trump gjatë vitit 2020 u përpoq të ndalonte përdorimin e aplikacionit nëse ai nuk blihej nga një kompani amerikane. Kjo pasi ai pretendonte se qeveria kineze po e përdorte atë dhe të dhënat e përdoruesve brenda tij për të spiunuar amerikanët.

Megjithëse ndalimi nuk hyri në fuqi, polemika vazhdoi.

Në vitin 2022, ByteDance konfirmoi se kishte përdorur të dhënat për të monitoruar vendndodhjet fizike të gazetarëve perëndimor përmes adresave IP të tyre.

Por, në apelin e tij përmes videos, Chew tha: “Gjatë viteve të fundit ne kemi investuar për t’i mbajtur të dhënat tuaja të sigurta dhe platformën tonë të lirë nga manipulimet e jashtme”.

Shefi ekzekutiv i aplikacionit është akuzuar vazhdimisht se ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze, gjë të cilën ai e ka mohuar.

Ai e përfundoi videon duke u thënë përdoruesve që “t’i mbrojnë të drejtat e tyre kushtetuese”. 

Our CEO Shou Chew's response to the TikTok ban bill: pic.twitter.com/7AnDYOLD96

— TikTok Policy (@TikTokPolicy) March 13, 2024

You Might Also Like

NASA paralajmëron, një copë e raketës së SpaceX mund të përplaset me Hënën

AI rikrijon një moment të pavdekshëm të futbollit, golin legjendar të Peles

Roboti humb kokën, por vazhdon të luftojë si të mos kishte ndodhur asgjë – pamje

Masa “Kontrolli i bisedës” po kthehet — mesazhet online do të monitorohen masivisht

Zbulohen para lansimit ngjyrat dhe çmimet e Pixel Watch 5

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shikoni se si inteligjenca artificiale luan video-lojëra
Next Article Ngarkesa e parë ujore me ndihma humanitare arrin në brigjet detare të Gazës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?