By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA kërkon ndihmën e Kinës për zgjidhjen e krizës në Hormuz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA kërkon ndihmën e Kinës për zgjidhjen e krizës në Hormuz
Bota

SHBA kërkon ndihmën e Kinës për zgjidhjen e krizës në Hormuz

admin
Last updated: 14/05/2026 11:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pekin, 14 maj Zhurnal.mk – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbështeten te Kina për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ngushticën e Hormuzit.

“Shpresojmë t’i bindim ata të luajnë një rol më aktiv për ta bërë Iranin të tërhiqet nga ajo që po bën aktualisht dhe që po përpiqet të bëjë në Gji”, tha Rubio për “Fox News”.

Rubi shoqëron presidentin amerikan.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se Kina ka disa arsye për t’u interesuar në zgjidhjen e situatës në Ngushticën e Hormuz, e cila aktualisht është kryesisht e pakalueshme, duke theksuar se edhe anijet kineze janë bllokuar në Gji.

Ai shtoi se ekonomia kineze e orientuar drejt eksporteve po ndjen pasojat e krizës globale të shkaktuar nga situata në ngushticë, pasi vendet e tjera po blejnë më pak produkte kineze.

Komentet e Rubios ranë në kontrast me deklaratat e mëhershme të Trumpit.

I pyetur nëse Xi mund të ndihmojë në luftën me Iranin, Trump u përgjigj se “nuk mendonte se kishte nevojë për ndihmë me Iranin”.

Përplasja në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për tregjet globale të naftës dhe gazit, ka rënduar ekonominë botërore prej disa kohësh.

Irani e bëri ngushticën kryesisht të pakalueshme përmes kërcënimeve dhe sulmeve ndaj cisternave dhe anijeve tregtare pas nisjes së luftës më 28 shkurt.

SHBA-ja u kundërpërgjigj me një bllokadë ndaj anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane.

Kina, një nga partneret më të rëndësishme të Teheranit, ka bërë thirrje që nga fillimi i luftës për rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

You Might Also Like

OKB-ja pret mbi 10 mijë vdekje në Venezuelë: Numri i viktimave po rritet çdo ditë

Vdes edhe personi i gjashtë pas të shtënave me armë zjarri në Gjermani

Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese

Tragjedi e rëndë në Qendrën për nëna dhe fëmijë: Gjashtë të vdekur dhe shumë të plagosur, ndër ta edhe gra

“Ndjenja kineze e sigurisë” që po fiton zemrat e botës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministrja Silina njofton dorëheqjen, pas ndërhyrjes së dronëve ukrainas
Next Article Luis Enrique barazon rekordin për trajnerin më të trofeshëm në histori të PSG-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?