By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA me president të ri, çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë e Veriut!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > SHBA me president të ri, çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë e Veriut!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

SHBA me president të ri, çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë e Veriut!

admin
Last updated: 21/01/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 janar – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje përuruan presidentin e ri në krye të vendit, Donald Trump. Të pranishëm në këtë ceremoni nga Maqedonia e Veriut ishin kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe kryetari i Alternatives, Zekerija Ibrahimi. Rikthimi i Trump në shtëpinë e bardhë mund të sjellë një varg ndryshimesh edhe në skenën politike në Ballkan. Mbase, historikisht dihet që marrëdhëniet e shteteve vendosen me administratën e SHBA-së dhe kushdo që vjen në krye i respekton dhe i vazhdon të njëjtat. Por, karakteri dhe personaliteti i Trump dinë edhe të surprizojë e befasojë me veprime e vendime të papritura e të paparamenduara, shkruan Zhurnal.

SHBA-të me president të ri, të pranishëm edhe liderët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut –

Dje ishte ditë e veçantë në SHBA por edhe për botën në tërësi, sepse u bë shënua një nga ceremonitë më të mëdha në botë. Mori detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në ceremonin e përuruimit të pranishëm nga Maqedonia e Veriut ishin kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe kryetari i Alternatives, Zekerija Ibrahimi. 

Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, 2024, Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021. Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi angazhimin e tij konkret për rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht, nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020. Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë, ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit. Ndonëse shumë pika të tjera mbeten pa u zbatuar dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën për këtë, Trump e cilësoi atë si një “përparim të madh” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se, me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike

“Përshëndetje nga Washingtoni, ku bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe delegacionin e Qeverisë jemi pjesëmarrës në inaugurimin Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me Administratën Trump do të punojmë ngushtë për një Maqedoni të Veriut euroatlantike, pa korrupsion e të zhvilluar ekonomikisht. ShBA-ja është aleat e partner i Maqedonisë së Veriut dhe ne do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin dhe kultivimin e marrëdhënieve bilaterale si proces i domosdoshëm dhe thelbësor.”, ka shkruar zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Nga ana tjetër, Zekerija Ibrahimi ka shkruar se SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror.

“Sot, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dha betimin presidenti i 47-të, Donald Trump, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, nga Washington D.C. ia urojmë marrjen e detyrës dhe i dëshirojmë suksese në sfidat që e presin. SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm i yni edhe në planin shtetëror, por edhe në atë kombëtar”, ka shkruar Zekerija Ibrahimi, kryetar i Alternativës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që mbajti Dialog Strategjik me SHBA-në

Qëllimi i Dialogut Strategjik është që nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë të forcojë kontributin e ShBA-së në kuadër të zbatimit të agjendës së reformave të brendshme, forcimin e progresit dhe zhvillimit demokratik të vendit, rritjen e nivelit të sigurisë, ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve, si dhe realizimin e interesave reciproke të të dy vendeve nga perspektiva rajonale dhe globale.

Nga ky aspekt, në kuadër të Dialogut Strategjik, në fushën e “Iniciativave Rajonale”, është arritur një bashkëpunim më i ngushtë dhe është ofruar mbështetje nga ShBA-ja për kryesimet tona me Procesin e Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL) si dhe ShBA-Karta e Adriatikut (A5). Të dyja vendet kanë interes të përbashkët për praninë më të thellë të ShBA-së në Ballkan, si një nga shtytësit më të rëndësishëm të zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit, është thënë në raportin nga MPJ e RMV-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që mbajti Dialog Strategjik me ShBA-në më 2 qershor të vitit të kaluar, në Uashington.

Me këtë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve u ngritën në një nivel më të lartë, duke forcuar partneritetin strategjik dhe aleancën e kahershme mes dy vendeve. Në kuadër të takimit të parë të Dialogut Strategjik, u përcaktuan disa fusha me rëndësi kryesisht dypalëshe, por edhe me interes rajonal dhe global.

Si fusha kryesore për bashkëpunim u theksuan: iniciativat rajonale; mbrojtja dhe siguria; lidhjet midis njerëzve; bashkëpunimi dypalësh, qeverisja e mirë dhe sundimi i së drejtës; tregtia dhe investimet etj. 

Prandaj, edhe me përzgjedhjen e presidentit të ri Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë e orientuar drejt harmonizimit të politikave të saja me ato të SHBA-së, sepse dihet që garancë e vetme për vendin dhe rajonin është SHBA. Pra, secili vendim e veprim që ndodhë në SHBA nganë të jetë i mirëpritur dhe i mirëseardhur në vendin tonë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Begaj: Kongresi i Lushnjës shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja
Next Article Katër tablo të piktorit Leon Zherom

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?