Shefi i NATO-s, Mark Rutte, është deklaruar përpara samitit të NATO-s.
Duke iu drejtuar situatës në Iran, ai tha se aleatët e NATO-s kanë rënë dakord prej kohësh që Irani nuk duhet të zhvillojë një armë bërthamore, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT)”, tha Rutte.
Ai vazhdoi duke thënë se plani i ri i investimeve në mbrojtje i aleancës do të jetë 5% e GDP-së dhe kjo do të ndihmojë në sigurimin e mbrojtjes.
“Ndërsa udhëheqësit fillojnë të mblidhen për samitin këtu, ky është fokusi ynë – të sigurohemi që kemi gjithçka që na nevojitet për të penguar dhe mbrojtur nga çdo kërcënim”, shton ai.
Ai vëren se “kërcënimi më i rëndësishëm” me të cilin përballet aleanca e mbrojtjes është Rusia.
