Shkup, 20 shkurt – Në amfiteatrin e Institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” – Shkup, sot do të shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare.
Janë paralajmëruar fjalë përshëndetëse të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov dhe drejtoreshës së Institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” – Shkup, prof.dr. Elena Jovanova-Grujovska.
Fjalim rasti me temë “Drejt 80 viteve të alfabetit dhe drejtshkrimit maqedonas” do të ketë prof.dr. Dnezhana Petrova-Xhambazova, këshilltare shkencore pranë Institutit për gjuhë maqedonase.
Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare sot do të shënohet edhe në Qendrën trajnuese të Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip.
Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare është ditë në të cilën shënohet gjuha amtare në vende të ndryshme. Është shpallur në mbledhjen e 30-të të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s në vitin 1999.