Shkup, 9 janar – Qeveria e re në Vitin e Ri po jep sinjale optimizmi për largimin e mundshëm të përkufizimit ofendues prej 20% që figuron në Kushtetutën e vendit. Pra, me dekada shqiptarët e këtij vendi gjuha e popullit shqiptarë po vazhdon të identifikohet me përqindje. Kjo qasje është e padrejtë, ofenduese, dhe denigruese për një popull të tërë. Përfaqësuesit e shqiptarëve në këtë përbërje të re qeveritare, koalicioni VLEN, e kanë pasur edhe premtim fushate, madje kur rrezikohej sulmi i gjuhës shqipe këta të fundit premtonin avancimin e saj në këtë drejtim, shkruan Zhurnal.
Edhe kryeministri i mendimit se përkufizimi 20% shkakton huti –
Kryeministri Hristijan Mickoski në dalje për media foli edhe për Ligjin për Përdorimin e Gjuhës. Mickoski tha se në nenin 9 dhe 10 thuhet saktësisht 20%, duke shtuar se kjo është bërë e papërshtatshme, por që do të tejkalohet shumë shpejtë.
“Siç jam i informuar, bëhet fjalë për nenin 9 dhe 10 të ligjit. Dhe ata dy nene, siç janë formuluar janë në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe në kundërshtim me Ligjin për Gjuhët. Kështu që mendoj se është një informalitet rutinë që do të korrigjohet, dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me Ligjin për Gjuhët. Do të kthehet në procedurë parlamentare. Pres adotpim të suksesshëm. Të gjithë ata që normalisht hyjnë në fushëveprimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, flasim për të gjithë ata persona që janë sa 20%, nëse e lexojnë këtë ligj dhe nenin 9 dhe nenin 10 thotë saktësisht 20%. Paksa e papërshtatshme është bërë kjo, dhe me një formulim që do të bëhet do tejkalohet shumë shpejt”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Mickoski foli edhe për formularët për aplikim për licenca, që dy ditë më parë presidentja e vendit vendosi Veto për gjuhën shqipe. Mickoski para gazetarëve tha se shqiptarët që do të kërkojnë formularin për aplikim për licencë do ta marrin në gjuhën shqipe.
“Në të gjithë territorin siç e dini gjuha zyrtare është gjuha maqedonase, por të gjithë ata, në këtë rast shqiptarët që duan do të kërkojnë formularin për aplikim në gjuhën shqipe ose licenca, do të jetë e formuluar saktësisht sipas Kushtetutës dhe ligjit për Gjuhët, në mënyrë që ta kenë këtë të drejtë”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Ky qëndrim i kryeministrit është në përputhje me zotimin e koalicionit VLEN, me çka lë për të kuptuar se ka koordinim mes partnerëve të koalicionit qeveritar, dhe kjo gjë është e mundur dhe mund të ndodhë shumë shpejt. Prandaj, nëse VLEN tregojnë interesim dhe e shohin prioritet këtë gjë kjo mund të bëhet. Sepse, paraardhësit e tyre asnjëherë nuk e panë prioritet zgjidhjen e statusit të gjuhës shqipe.
Sa zbatohet gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në RMV?
Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të cilit gjuha shqipe fiton një shtrirje më të gjerë të përdorimit zyrtar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, edhe pasi ka hyrë në fuqi përballet me shumë vështirësi që të zbatohet në praktikë. Të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë Ligjin për gjuhët mbeten të pandëshkuar si rrjedhojë e pasivitetit të inspektoratit për këtë çështje, përkatësisht për dënimin e shkelësve të këtij ligji.
Përderisa nga Agjencia për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë bërë të ditur se në mbi 90 për qind të institucioneve në Maqedoninë e Veriut, dygjuhësia nuk zbatohet siç përcaktohet në ligj. Përpos, kësaj Agjencie, është themeluar edhe Inspektorati për zbatimin e gjuhës shqipe, institucion të cilin e drejton një shqiptar, nuk ka arritur t’i fut në funksion mekanizmat për gjobitje të atyre institucioneve që nuk e respektojnë ligjin. Me fjalë të tjera gjuha shqipe ndodhet larg realiteti të zyrtarizmit e aq më pak zbatimit të saj në praktikë.
Gjuha shqipe në Kushtetutën e RMV-së është e identifikuar si gjuha që e flasin 20% të popullsisë-
Mungesa e faktorizimit të partisë politike që ka udhëhequr me vendin për 20 vite, BDI-së, ka ndikuar të jetë shkaku kryesor që gjuha shqipe sot gëzon këtë status të mjerueshëm, ku në Kushtetutën e vendit identifikohet me përqindje. Për dallim prej popujve tjerë që e kushtëzojnë vendin me bllokada të ndryshme deri sa qytetarët e etnive të tjera të gëzojnë të drejtat e merituara, populli shqiptarë e politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk e kanë provuar asnjëherë të vendosurit kushte.
Kur flasim për largimin e kësaj përqindjeje për gjuhën shqipe nga Kushtetuta e vendit, politikanët shqiptarë që tashmë janë në opozitë janë ato të cilët tregoheshin “demokratët” më banal të mundshëm që shprehen se kur flasim për këtë çështje nuk duhet kushtëzuar integrimi evropian për gjuhën shqipe. Me këso veprime skandaloze është mjerim për kombin shqiptarë dhe gjuhën shqipe që kush e flet dhe kush i takon këtij kombi.
Kujtojmë që, gjendja e statusi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë asnjëherë, madje çka mund të ndodhë është vetëm “përdhosje” edhe më e ulët, me këtë kastër të pa unifikuar që interesin kolektiv e sakrifikojnë për një interes personal partiak e klanor. Politikanë të pa përgjegjshëm, që nuk brengosen për elementin kryesor të një kombi “gjuhën”, kjo dëshmon se edhe gjatë kohë gjuha shqipe do të jetë në këtë gjendje të turpshme, dhe e e pa zyrtarizuar e pa zbatuar. /Zhurnal.mk

