By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shërbim i ri digjital – platforma elektronike e Elektrodistribuimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shërbim i ri digjital – platforma elektronike e Elektrodistribuimit
Maqedoni

Shërbim i ri digjital – platforma elektronike e Elektrodistribuimit

admin
Last updated: 01/04/2024 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 prill – Nga sot, Elektrodistribuimi bën digjitalizimin e plotë të procesit të lidhjes në rrjetin distributiv të energjisë elektrike. Të gjithë konsumatorët që kanë nevojë për një lidhje të re ose të rikonstruktuar nuk do të kenë më nevojë të vizitojnë zyrat e pritjes dhe procesi i lidhjes do të zhvillohet plotësisht online në E-platformën e Elektrodistribuimit.

Futja e digjitalizimit në aspektet kyçe të punës do t’u sigurojë konsumatorëve shërbime më cilësore dhe të besueshme. Dizajni i platformës është intuitiv dhe responziv në mënyrë që të jetë i qasshëm për të gjithë konsumatorët, pavarësisht njohurive të tyre teknike ose se çfarë pajisje posedojnë.

Para së gjithash, e-platforma u kursen konsumatorëve kohë dhe harxhime lidhur me vizitat në zyrat e pritjes. Gjithashtu, gjatë procedurës, ata kanë pasqyrim të plotë dhe transparent në procedurën e lidhjes në rrjet. Në çdo moment ata mund të shikojnë statusin aktual të zbatimit të kërkesës dhe miratimi i dokumentacionit është elektronik – i shpejtë dhe i thjeshtë. Konsumatorët kanë qasje në të gjitha dokumentet që lidhen me kërkesën dhe do të pranojnë njoftime në kohë për ndryshimet në statusin e kërkesës me e-mail dhe brenda profilit të përdoruesit në e-platformë.

Parashtrimi i kërkesës për lidhje të re është i lehtë dhe i thjeshtë. Para së gjithash, përdoruesi që ka nevojë të lidhet në rrjet duhet të krijojë një profil me email dhe fjalëkalim të vlefshëm për këtë qëllim. Profili duhet të aktivizohet në linkun që do të mbërrijë në e-mail. Hapi tjetër është kyçja me anë të shënimit të emailit si dhe emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi. Për të nisur procesin, duhet të zgjidhet opcioni – “Parashtro kërkesë” dhe vijojnë hapat e mëtejshëm.

Elektrodistribuimi vazhdon me modernizimin e shërbimeve dhe digjitalizimin e proceseve. Në këtë e-platformë, në të ardhmen do të ketë përmirësime dhe shtesa të gamës së shërbimeve për konsumatorët.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fronti Europian zgjerohet edhe me Unionin Demokratik Boshnjak
Next Article Gjermania nga 1 qershori lehtëson edhe më shumë procedurat për punësim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?