By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup: Bashkëpunim për avancim të gazetarisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup: Bashkëpunim për avancim të gazetarisë
Maqedoni

SHGM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup: Bashkëpunim për avancim të gazetarisë

admin
Last updated: 01/02/2024 15:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shkurt – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ishte nikoqire e ambasadorit Kilian Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, dhe ekipit të tij, duke e shënuar bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka kontribuar dukshëm në zhvillimin e lirisë së mediave në rajon, kumtoi sot SHGM.

Në qendër të diskutimit në takim ishin sukseset e vazhdueshme të kampit veror për gazetarët e rinj, i cili është një nismë e përbashkët e SHGM-së dhe OSBE-së dhe është kthyer në një platformë të rëndësishme për ngritjen profesionale të gazetarëve të rinj, duke ofruar një mundësi unike për shkëmbimin e njohurive dhe informacioneve dhe rrjetëzimin mes redaksive.

 “Angazhimi për të mbështetur këtë iniciativë pasqyron rëndësinë e saj në edukimin e profesionistëve të medias së ardhshme. Po aq domethënëse ishte nevoja për një dialog me Qeverinë për të krijuar një fond për pluralizmin mediatik. Kjo nismë synon të sigurojë qasje të barabartë në burime për të gjitha mediat dhe gazetarët, duke nxitur një peizazh mediatik të larmishëm dhe me cilësi të lartë. Një fond i tillë do të ishte instrument për promovimin e një mjedisi të balancuar mediatik, duke mbështetur përmbajtje dhe narrativa të ndryshme. Përpjekja e SHGM-së për këtë fond është një tregues i qartë i përkushtimit për një sferë mediatike të larmishme dhe të lirë, duke avokuar për njohjen dhe mbështetjen e saj nga deputetët dhe autoritetet”, thuhet në kumtesë. 

Takimi përfundoi me një notë pozitive, ku SHGM dhe OSBE konfirmuan kënaqësinë e tyre me partneritetin e deritanishëm dhe vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej përpjekjet e tyre. Fokusi mbetet në drejtimin e përmirësimit të lirisë së medias dhe avancimit të sigurisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias, gjë që është e një rëndësie vendimtare për një sektor mediatik të përgjegjshëm dhe të larmishëm.

Ky bashkëpunim, shtojnë në kumtesë, vazhdon të jetë kyç në formësimin e një peizazhi gazetaresk më të informuar dhe gjithëpërfshirës në rajon, duke nxitur rritjen dhe diversitetin e industrisë së medias.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takim onlajn Mitreski – Stefançuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të mbështeten edhe në rrugën drejt BE-së
Next Article Komisioni për çështje ekonomike e shqyrton Propozim-planin financiar të KRRE-së për vitin 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?