By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës
Kosovë

Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

admin
Last updated: 16/11/2026 12:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë e dhjetëvjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT).

Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi se NATO ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës, duke rikujtuar kontributin e saj vendimtar në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye. Ajo shprehu mirënjohjen e përhershme për këtë kontribut historik dhe nënvizoi se NATO mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se anëtarësimi në NATO është ndër synimet strategjike të Kosovës, ndërsa ambicia e vendit është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ushtarët e saj një ditë të qëndrojnë krah për krah me ushtarët e vendeve aleate, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen e përbashkët.

Ajo vlerësoi lart kontributin dhjetëvjeçar të NALT-it në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, përmes zhvillimit të kapaciteteve profesionale, strukturave institucionale, mbikëqyrjes demokratike dhe menaxhimit të emergjencave.

Në përmbyllje, Presidentja Shiroka Pula falënderoi gjeneralin Borghoff dhe të gjithë pjesëtarët e NALT-it për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke i uruar për dhjetëvjetorin e themelimit të këtij ekipi.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fustani bronzi me detaje të veçanta, Zendaya spikat në Çmimet Governors
Next Article E papritur, Romelu Lukaku pensionohet nga Belgjika
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?