By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Do të vazhdojmë ta ndërtojmë një ushtri moderne dhe profesionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Do të vazhdojmë ta ndërtojmë një ushtri moderne dhe profesionale
Kosovë

Shiroka-Pula në Ditën e Forcës: Do të vazhdojmë ta ndërtojmë një ushtri moderne dhe profesionale

admin
Last updated: 28/11/2026 14:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 nëntor, Argument – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e 27 Nëntorit – Ditës së Forcës, duke vlerësuar kontributin e tyre në mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Në mesazhin e saj, presidentja theksoi se Ushtria e Kosovës përfaqëson aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt, duke nënvizuar se themeli i saj qëndron në sakrificën e popullit dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo bëri të ditur se si Presidente e Republikës dhe Komandante Supreme, mbetet e përkushtuar në forcimin e FSK-së, avancimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe mbështetjen e pjesëtarëve të saj.

Shiroka-Pula theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë strategjikë, me synimin e ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve të NATO-s.

Në mesazhin e saj, presidentja përkujtoi edhe Komandantin Legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si burim frymëzimi dhe përgjegjësie për brezat e sotëm.

Në fund të mesazhit, ajo përcolli urimet për të gjithë pjesëtarët e FSK-së me rastin e Ditës së Forcës, duke theksuar se mbrojtja e lirisë dhe shërbimi ndaj atdheut mbeten detyrë e përbashkët.

Mesazhi i plotë:

Në Ditën e Forcës, nderojmë me krenari dhe mirënjohje të gjithë burrat dhe gratë në uniformën e FSK-së, të cilët i shërbejnë mbrojtjes së lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë.

Ushtria jonë mishëron aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt. E ndërtuar mbi sakrificën e popullit tonë dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo dëshmon vendosmërinë tonë për ta mbrojtur lirinë dhe shtetësinë e fituar me sakrificë.

Si Presidente e Republikës dhe Komandante Supreme, mbetem e palëkundur në përkushtimin tim për forcimin e ushtrisë sonë, avancimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe mbështetjen e pjesëtarëve të saj.

Krah për krah me SHBA-në dhe aleatët e tjerë strategjikë, do të vazhdojmë ta ndërtojmë një forcë moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve të NATO-s, të gatshme për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Republikës dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Në këtë ditë, përulemi me nderim të thellë para Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Sakrifica e tyre mbetet burim i përhershëm frymëzimi dhe përgjegjësie për secilin prej nesh.

Liria që trashëguam është amanet. Mbrojtja e saj është detyrë. Shërbimi ndaj atdheut është misioni ynë i përbashkët.

Urime 27 Nëntori – Dita e Forcës!

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çelësi kryesor i Barcelonës për të nënshkruar me yllin e Man Cityt
Next Article Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?