By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shiroka Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Shiroka Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik
Kosovë

Shiroka Pula takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin ekonomik

admin
Last updated: 28/11/2026 13:06
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, me të cilën ka diskutuar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula i ka uruar ambasadores Gaidatzi sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur interesimin për forcimin e kontakteve dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Në këtë takim, presidentja ka vlerësuar qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen e saj për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka theksuar rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, në fushën ekonomike, Shiroka Pula ka vënë në pah rëndësinë e investimeve greke dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare, si dhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi miraton me 83 vota ratifikimin e protokollit për Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur
Next Article Alarm për bomba në 4 shkolla të Tetovës, evakuohen nxënësit: Policia në kërkim të autorit!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?