By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen
Kosovë

Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen

admin
Last updated: 28/11/2026 13:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 19 nëntor, Argument – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, ka thënë se të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj, por duhet të mbrohen në çdo rast, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe veprimet e paligjshme të autoriteteve publike.

Shiroka-Pula theksoi se rekomandimet e këtij institucioni duhet të zbatohen, pasi përmes tyre rritet besimi i qytetarëve në institucione dhe forcohet sundimi i ligjit.

“Të drejtat e njeriut nuk mjafton vetëm të garantohen me ligj. Ato duhen të mbrohen në çdo rast. Çdo qytetar duhet ta dijë se kur i shkelën të drejtat, ka një institucion ku mund t’i drejtohet. Pikërisht këtë rol e ka institucioni i Avokatit të Popullit, të themeluar 26 vjet më parë. Si institucion i pavarur, ai mbron qytetarët nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe nga veprimet e paligjshme të autoriteteve publike. Në këtë drejtim, rekomandimet e Avokatit të Popullit kanë rëndësi të veçantë. Ato janë thirrje për veprim, përgjegjësi dhe përmirësim. Vlera e tyre matet me zbatimin dhe me ndryshimet konkrete që sjellin në jetën e qytetarëve. Zbatimi i tyre ndihmon në ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe në forcimin e sundimit të ligjit. Ngase shteti dëshmon mbi të gjitha në mënyrën se si i trajton dhe i mbron qytetarët e tij. Forcimi i pavarësisë dhe i rolit të Avokatit të Popullit është thelbësor për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Çdo qytetar ka të drejtë të ndihet i mbrojtur. Për këtë ekziston Avokati i Popullit. Por synimi ynë duhet të jetë që çdo qytetar t’i gëzojë të drejtat e tij pa pasur nevojë të kërkojë mbrojtjen e tyre. Institucionet duhet të funksionojnë me përgjegjësi në mënyrë që sa më pak qytetarë të kenë nevojë t’i drejtohen Avokatit të Popullit”, tha ajo.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reformat e Maqedonisë marrin njohje rajonale, Ministria e Administratës Publike shpërblehet nga OECD-SIGMA dhe ReSPA
Next Article Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin për Specialen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?