By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shitën kartela me imazhin e Donald Trumpit, Prokuroria e Maqedonisë nis hetimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shitën kartela me imazhin e Donald Trumpit, Prokuroria e Maqedonisë nis hetimet
Maqedoni

Shitën kartela me imazhin e Donald Trumpit, Prokuroria e Maqedonisë nis hetimet

admin
Last updated: 05/03/2024 15:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Maqedoninë e Veriut po heton rastin e shitjes online të kartelave me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Një javë pas publikimit të një artikulli hulumtues nga Radio Evropa e Lirë, në të cilin u publikuan detaje për një mekanizëm në internet, përmes të cilit dhjetëra maqedonas – kryesisht nga qyteti i Velesit – përfitonin para nga qytetarët amerikanë, prokuroria njoftoi se i ka nisur hetimet paraprake.

“Është një lëndë me përmasa të mëdha. Është hapur pas një lajmërimi anonim dhe ai lajmërim po monitorohet financiarisht. Në fakt, po i monitorojmë flukset financiare të parave. Është një çështje mjaft komplekse që përfshin një sërë veprimesh”, tha prokuroria.

Ajo përmendi edhe mundësinë e përfshirjes së ndihmës juridike ndërkombëtare, por tha se “ende nuk kemi arritur në atë fazë”.

“Aktualisht, kemi urdhra dhe kur t’i marrim disa rezultate, do të hyjmë në fazën e ndihmës ndërkombëtare. Një pjesë e këtij hetimi paraprak lidhet edhe me lëndën që tashmë është në fazën e gjykimit”, shtoi prokuroria.

Pas disa muajsh hulumtime, gazetarët e Radios Evropa e Lirë zbuluan një mashtrim online, pas të cilit qëndrojnë individë nga qyteti i vogël i Velesit në Maqedoninë e Veriut.

Ata reklamojnë produkte të rreme me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilat thonë se do t’u sjellin miliona “patriotëve amerikanë” pasi Trump të rikthehet në pushtet. Por, në fakt, në shitje janë produkte krejtësisht të pavlera, si kartela, monedha, afishe e të tjera.

Radio Evropa e Lirë depërtoi në një grup të mbyllur në Telegram, përmes të cilit komunikonin “shitësit” maqedonas të kartelave të rreme të debitit.

REL-i ndoqi gjurmët digjitale, por dy ditë pasi publikoi artikullin, përmbajtja e shumicës së kanaleve në Telegram u fshi.

Në të njëjtën kohë, një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që shisnin kartela apo monedha me imazhin e Trumpit, i tërhoqën produktet e tyre edhe nga platforma CopeCart, përmes së cilës bëhej shitja.

Velesi, i cili ka një popullsi prej pak më shumë se 45.000 banorësh, u bë i njohur para zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA, kur mediat botërore zbuluan se atje u krijuan më shumë se 100 ueb-faqe politike, që shpërndanin lajme të rreme në favor të politikës së Trumpit.

Ueb-faqet përdornin përmbajtje nga blogjet jashtëzakonisht konservatore dhe e reklamonin atë përmes Facebookut, duke gjeneruar miliona shikime në muaj.

Tani, nëpërmjet një skeme të re mashtruese, reklamohej një sistem monetar fiktiv, i quajtur TRB (Trump Rebate Banking system), me pretendimet se njerëzit që zotërojnë produkte TRB, do të marrin kthime të shumëfishta për paratë që investojnë.

Çmimet e kartelave false që shiten, kapin edhe vlerën e disa mijëra dollarëve.

Të dhënat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Maqedoninë e Veriut tregojnë se, në dy vjetët e fundit, 98 individë të Velesit, të moshës deri në 35 vjeç, kanë raportuar të hyra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vlerë mbi 11 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e këtyre të hyrave është thënë se është realizuar nga marketingu dhe shërbimet e internetit./REL/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Mbështesim nivelizimin e pagave për ciklin e arsimit të lartë
Next Article “Mos harro kush t’i hapi rrugët” – Thumbohet nga ndjekësit në Instagram, Sara u kundërpërgjigjet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?