By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkolla fillore “Njegosh” e komunës Gazi-Babë edhe këtë vit të ri shkollor nuk do të ketë mësim shqip
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkolla fillore “Njegosh” e komunës Gazi-Babë edhe këtë vit të ri shkollor nuk do të ketë mësim shqip
Maqedoni

Shkolla fillore “Njegosh” e komunës Gazi-Babë edhe këtë vit të ri shkollor nuk do të ketë mësim shqip

admin
Last updated: 31/07/2024 20:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Në shkollën fillore “Njegosh” të komunës Gazi-Babë edhe këtë vit të ri shkollor nuk do të ketë mësim shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë. Këtë e pranoi për Alsat ministrja e re e Arsimit, Vesna Janevsa duke shtuar se periudha kohore është shumë e shkurtër për të shqyrtuar dhe për të kthyer në rrugë të drejtë procedurat që do të mundësonin mësimin shqip në Idrizovë.

“Fatkeqësisht, këtë vit fëmijët do të vazhdojnë të mësojnë atje ku kanë mësuar deri më tani. Nëse procedurat janë bërë në mënyrë legale ato do të vazhdojnë, nëse jo mund të hapet procedurë e re. Gjithsesi do i kushtoj vëmendje, mirëpo në vitin e ri shkollor sërish do të mësojnë në Çair”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkohë, sa i përket çështjes së mësimit në Cashkë, Janevska theksoi se ka vetëm një përparim të vogël në këtë drejtim – mësim shqip do të ketë por në një objekt modular, që pritet të ndërtohet para fiullimit zyrtar të vitit shkollor. Modulari do të jetë në fshatin Banjicë, dhe jo në rajonin ku mësonin deri tani nxënësit në gjuhën maqedonase.

“Çfardo që ka ndodhur në të kaluarën është e parëndësishme. Kjo ministri, nën drejtimin tim do t’i respektojë ligjet. Të gjithë ata që kanë fituar të drejtat do t’i realizojnë ato. Konkretisht, në fshatin Banjicë do të ndërtohet shkollë modulare që fëmijët të mësojnë në gjuhën shqipe deri në periudhën kur shkolla e re nuk ndërtohet, ashtu si¬ç kanë thënë, siç kanë kërkuar dhe siç janë pajtuar kryetari i komunës, këshilli dhe prindërit, në nivel lokal. Në këtë moment, në Qeveri ka kaluar dokumentacioni i duhur dhe është dhënë leja për ndërtim”, shtoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Paralelja e parë në objektin modular, sipas ministres së re, do të fillojë në gjuhën shqipe ndërsa për paralelet e tjera, varet nga ajo çfarë kanë firmosur prindërit.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dimitrievski: ZNAM është partner domethënës dhe i barabartë në pushtet
Next Article S’ka rritje të pagave në sektorin publik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?