Shkup, 14 korrik – Një nga ngjarjet më të dashura kulturore në kryeqytet rikthehet këtë javë në edicionin e saj jubilar. Festivali Ndërkombëtar “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë”, i cili sivjet shënon 20 vjet nga themelimi, do të mbahet nga 17 deri më 21 korrik 2025 në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Nën organizimin e Akv Ibe Palikuqi – Shkup, festivali do të sjellë në zemër të qytetit grupe folklorike nga mbi 10 shtete, që do të prezantojnë kulturat e tyre përmes vallëzimeve tradicionale, muzikës dhe kostumeve autoktone.
Sipas organizatorëve, edicioni i sivjetëm do të jetë më i pasuri deri më tani, me performanca të gjalla që pritet të tërheqin publik të gjerë nga vendi dhe rajoni.
🔸 Programi i netëve festive:
- E enjte, 18 korrik – ora 20:30
- E premte, 19 korrik – ora 20:30
- E shtunë, 20 korrik – ora 20:30 (Nata Finale)
“Ky festival nuk është vetëm një manifestim kulturor, por edhe një takim ndërkombëtar që promovon paqen, respektin dhe pasurinë shpirtërore të popujve,” – deklaruan nga organizata AKV Ibe Palikuqi.
Atmosfera unike e Çarshisë së Shkupit, e mbushur me tinguj folklorikë dhe ngjyra të pasura tradicionale, pritet të krijojë përvojë të paharrueshme për të gjithë vizitorët.
Për më shumë informacione dhe përditësime, ndiqni kanalet zyrtare të festivalit në rrjetet sociale.
