By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shoqata e Distributorëve kërkon shtyrjen e afatit për çmimet e barnave dhe mbrojtjen e stoqeve aktuale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shoqata e Distributorëve kërkon shtyrjen e afatit për çmimet e barnave dhe mbrojtjen e stoqeve aktuale
Maqedoni

Shoqata e Distributorëve kërkon shtyrjen e afatit për çmimet e barnave dhe mbrojtjen e stoqeve aktuale

admin
Last updated: 05/02/2025 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës, përmes Odës Ekonomike të Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë, ku ka kërkuar shtyrjen e afatit të implementimit të listës zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale.

Kështu ka bërë të ditur kjo shoqatë përmes një njoftimi.

“Në lidhje me vendimin e datës 31.12.2024 përmes të cilit është miratuar lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale dhe hyrja e saj në fuqi është caktuar për datën 01.02.2025, dëshirojmë të theksojmë disa sfida praktike dhe implikime ekonomike që rrjedhin nga afati i shkurtër i implementimit”, thuhet në kërkesën e ShDPFMK-së drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo shoqatë ka kërkuar që: të mos preket stoku aktual i barnave – produktet medicinale që janë importuar më herët dhe ndodhen në depot e qarkulluesve farmaceutikë me shumicë dhe në barnatore të mos i nënshtrohen vendosjes retroaktive të çmimeve të reja, pasi një masë e tillë do të ishte në kundërshtim me parimin se ligjet zbatohen retroaktivisht vetëm kur janë në dobi të palës.

ShDPFMK ka kërkuar gjithashtu të zgjatet periudha e hyrjes në fuqi të çmimeve të reja minimumi 6 muaj, në mënyrë që të mundësohet menaxhimi i stoqeve ekzistuese dhe shitjen e tyre me një marzhë të pranueshme fitimi deri në pastrimin e tyre.

“Kërkojmë që stoqet ekzistuese të barnave të mos preken nga çmimet e reja. Produktet e importuara më herët janë blerë me çmime të tjera dhe nuk mund të shiten me humbje. Ligji nuk mund të zbatohet retroaktivisht për dëm të palës. Afati i hyrjes në fuqi të zgjatet për të paktën 6 muaj. Kjo do të lejonte menaxhimin dhe shitjen e stoqeve ekzistuese me një marzhë të pranueshme fiti”, thuhet në kërkesë.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Valbona Mhilli qan me dënesë pas daljes së Jozit nga Big Brother
Next Article U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?