By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shoqata Tradita: Mbrojtja e biodiversitetit – sfidë e përbashkët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shoqata Tradita: Mbrojtja e biodiversitetit – sfidë e përbashkët
Maqedoni

Shoqata Tradita: Mbrojtja e biodiversitetit – sfidë e përbashkët

admin
Last updated: 04/12/2024 14:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 4 dhjetor – Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 4 dhjetor 2024, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Komunën e Bogovinës e organizoi tribunën me temë: “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror”.

Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e publikut dhe edukimin e brezit të ri, përkatësisht edukimin e nxënësve për kontributin që duhet të japin në promovimin e vazhdueshëm dhe mbrojtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe të dobishëm për të gjithë qytetarët. Selam Sulejmani, kryetar i Shoqatës “Tradita” dhe njëherazi koordinator i projektit theksoi se, mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës është sfidë e përbashkët e gjithë shoqërisë sonë, e të gjitha institucioneve arsimore dhe organizatave joqeveritare, prandaj të gjithë së bashku duhet të punojmë në promovimin e vazhdueshëm të vlerave të mbrojtjes dhe zhvillimit të një mjedisi të shëndetshëm e të dobishëm për qytetarët tanë.

Drejtori i këtij institucioni të arsimit fillor në Komunën e Bogovinës, Enes Misimi tha se shkolla që ai e drejton i mbështet projektet dhe iniciativat që i shërbejnë interesit të përgjithshëm, sidomos aktivitetet që lidhen me mbrojtjen e resurseve natyrore.

Në këtë veprimtari me rëndësi, pikëpamjet e tij shkencore para nxënësve të shkollës fillore “Abdyl Frashëri”, i prezantoi dhe Dr. Agron Salihi. Ai deklaroi se biodiversiteti në territorin e Malit Sharr dhe shumë pasuri tjera natyrore, e bëjnë këtë lokalitet tejet të pasur nga aspekti ekologjik, por edhe një guidë të vërtetë turistike për vizitorët vendës dhe të huaj. Eksperti, Salihi, ndër të tjera u shpreh se, Mali Sharr është shumë i njohur për florën dhe faunën dhe është i pasur për nga genofondi i ekosistemeve të cilat kërkojnë kujdesin dhe mbrojtjen tonë nga dëmtimi ose shkatërrimi i kësaj pasurie natyrore.

Projekti “Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe të faunës në Malin Sharr – imperativ shoqëror” realizohet nga Shoqata “Tradita” në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore (Korab – Koritnik – Mali Sharr dhe Alpet Shqiptare), i mbështetur nga CNVP- PONT.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zëvendësministrja Ismaili takon zëvendësambasadoren çeke dhe atasheun çek, në fokus thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Next Article VLEN: Çdo denarë për qytetarët, sipërmarrësit dhe të ardhmen e përbashkët!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?